Aktivitetet



E martë, 8 maj 2012

BE- PROJEKT MË I SUKSESSHËM PËR PAQE

Sot, pas 62 viteve nga bashkimi evropian, Bashkimi Evropian është projekt më i suksesshëm për paqe në këtë kontinent - u theksua në konferencën ndërkombëtare me temë: "Zgjerimi i ballafaquar me sfidat e reja në Bashkimin Evropian", e cila u mbajt me rastin e Ditës së djeshme të Evropës.

Konferenca ishte nën patronazhin e Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa në organizim të Lëvizjes evropiane në Republikën e Maqedonisë dhe paraqet debat të karakterit qytetar, në të cilin u diskutua për çështjet lidhur me procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, për atë se çka paraqet Bashkimi Evropian, cilat janë vlerat e tij, me cilat sfida ballafaqohet dhe ngjashëm. 

Më 9 maj të vitit 1950 Robert Shuman vendosi themelet e Bashkimit Evropian duke bërë thirrje në një Evropë unike, e cila "nuk do të ndërtohet menjëherë ose sipas një plani të vetëm, por nëpërmjet arritjeve konkrete, të cilat fillimisht do të krijojnë solidaritet faktik".

Edhe krahas krizës ekonomike aktuale të Kontinentit të vjetër, procesi i zgjerimit zhvillohet vazhdimisht, por, për fat të keq" Republika e Maqedonisë gjendet në rrethana specifike për shkak të kontestit bilateral të emrit, që është një bllokadë e padrejtë e rrugës drejt BE-së dhe NATO-s, por prapëseprapë nuk do ta pengojë vendin që të vazhdojë me përmbushjen e kushteve për anëtarësim.    

Dialogu i filluar aderues në nivel të lartë është fokusuar në aktivitetet konkrete të cilat duhet t'i ndërmerr Republika e Maqedonisë dhe ka për qëllim ta shpijë Maqedoninë afër BE-së. Ai duhet ta tregojë vendosmërinë për të realizuar kërkesat, ndërsa çdo reformë duhet të realizohet në atë mënyrë sikur zgjerimi do të bëhet nesër. 

Të pranishmit u pajtuan se është në interes të të gjitha qytetarëve maqedonas që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e BE-së, sepse i nevojitet rritje, paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate.  

Republika e Maqedonisë tashmë 8 vite ka status të kandidatit, edhe pse vazhdimisht merr raporte pozitive për progresin e saj. Pikërisht për këtë shkak, u apeluan miqtë në Bashkimin Evropian që ta hapin derën për Maqedoninë, të mos presim edhe shumë gjatë për anëtarësim në BE dhe NATO. 

Click