Aktivitetet



E mërkurë, 12 shtator 2012

BOTIMI I NJËZETEKATËRTË I BULETINIT TË KPP RM-BE

Botimi më i ri i Buletinit të Komitetit të përzier parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (KPP - RM dhe BE) i përcjell aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën e muajit korrik dhe gusht të vitit 2012.  Theks të veçantë shënon takimi i kryetarit të Kuvendit, z.  Trajko Veljanoski, me z.  Ban Ki Mun, sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB) dhe fjalimi i tij para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Nga pala maqedonase, u potencua bashkëpunimi ynë i zhvilluar me vendet fqinje dhe iniciativa jonë për bashkëpunim edhe me fqinjin jugor, që u vlerësua si hap konstruktiv nga ana e sekretarit të përgjithshëm i KB-së.  Gjatë fjalimit të tij, z.  Ban Ki Mun e lavdëroi rolin pozitiv të Republikës së Maqedonisë nga pavarësia e saj e gjer më sot, përfshirë edhe periudhën e krizës në Kosovë, arritje të cilat janë më gjerësisht të pranuara nga komuniteti ndërkombëtar.  Lidhur me kontestin me emrin, z.  Ban Ki Mun i ftoi të dy palët të tregojnë qasje konstruktive për zgjidhjen e emrit. 

Ndër të tjerash, në Buletin është paraqitur edhe vizita e ministrave të Punëve të Jashtme të Austrisë dhe Sllovakisë, z.  Shpindeleger dhe z. Lajçak të cilat kanë takim me deputetët nga Komisioni për Çështje Evropiane dhe Komisioni për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, duke dëshiruar që në atë mënyrë të dërgojnë sinjal të fuqishëm për përkrahjen e vendeve të tyre për integrim evropian të Republikës së Maqedonisë dhe duke theksuar se çështja e emrit nuk duhet të jetë pengesë që do ta bllokojë integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. 

Në muajin korrik, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë përfundoi një projekt shumë i rëndësishëm, i financiar në kuadër të Instrumentit për ndihmë paraaderuese (IPA) i Bashkimit Evropian dhe me mjete nga kofinancimi nacional, i titulluar "Ndihmë teknike për Parlamentin".  Qëllimi kryesor i projektit ishte përforcimi i kapaciteteve institucionale të Kuvendit dhe zmadhimi i transparencës ndaj qytetarëve, ndërsa ky projekt u mbyll zyrtarisht nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski, ambasadori i BE-së në RM, z.  Aivo Orav dhe zëvendëskryeministrja e ngarkuar për çështje evropiane në Qeverinë e RM-së, znj. Teuta Arifi.   Informatat e fituara gjatë projektit, të dhënë nga ana e ekspertëve nga Parlamentet e Letonisë dhe Hungarisë, do të mund të zbatohen gjatë dialogut paraaderues të nivelit të lartë (HLAD) nivel ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, ku Kuvendi do të ketë rol të rëndësishëm, si dhe në vetë procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Para mbajtjes së mbledhjes së HLAD në muajin shtator, Këshilli Nacional për eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane mbajti mbledhje tematike dedikuar prioriteteve të realizuara të Qeverisë nga Udhërrëfyesi në kuadër të HLAD, në të cilën zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, znj. Teuta Arifi, i ekspozoi të gjitha masat dhe aktivitetet e ndërmarrë lidhur me lirinë e të shprehurit dhe standardet profesionale, sundimin e së drejtës, reformat në administratën publike, reformat zgjedhore dhe përforcimin e ekonomisë së tregut.

Numri i fundit i Buletinit, si dhe botimet e tij të fundit, mund t'i lexoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837CE

ndërsa për më shumë informata rreth aktiviteteve të KPP, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4

Click