Aktivitetet



E martë, 27 mars 2012

ÇEKIA - MIK I DËSHMUAR I MAQEDONISË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, z. Jozef Braun.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Maqedonisë dhe Çekisë në nivel parlamentar, me ç'rast u dha konstatim i përbashkët se bashkëpunimi i tillë do të jetë i dobishëm për të dy palët. 

Ambasadori Braun njoftoi se delegacioni i senatorëve çekë, kah fillimi i qershorit të këtij viti, do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë. 

Në këtë kontekst, z. Misini theksoi se Çekia është mik i dëshmuar i vendit tonë, para se gjithash përkrah fuqimisht procesin tonë eurointegrues dhe kontaktet me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Çekisë mund të jenë në interes të Maqedonisë në mënyrë që të dëgjohen përvojat çeke në këtë plan. 

Në takimin, pozitivisht u vlerësua fillimi i dialogut të lartë ndërmjet Shkupit dhe Brukselit për kapitullin 23 dhe 24, të cilat kanë të bëjnë me jurisprudencën dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, si dhe pjesën në Rezolutën e Parlamentit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2011 ku jepet rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

 

 

Click