Aktivitetet



E hënë, 14 maj 2012

DANIMARKA MBËSHTETËS I FUQISHËM NË PROCESIN E ZGJERIMIT

Kryetarët e Këshillit Nacional për Eurointegrime, Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Politikë të Jashtme, Komitetit të Përzier Parlamentar UE-RM dhe Grupit Parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Danimarkës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot realizuan takim të përbashkët me z. Nikollai Vamen, ministër për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës.

Në takim ishin të pranishëm: z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, z-nj. Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, Meral Uzeiri - Ferati, kryetare e Grupit Parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Danimarkës, z. Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe z. Kenan Hasipi, kryetar i Komitetit të Përzier Parlamentar UE-RM.

Në fjalimin e tij hyrës kryetari, Misini, theksoi se këtë takim e sheh si mundësi për këmbim të mendimeve dhe përvojave për UE proceset integruese, e veçanërisht në momentin kur Danimarka është kryesues aktual me UE-në dhe mbështetës i fuqishëm në procesin e zgjerimit.

Ministri për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës, z. Nikollai Vamen, shprehu kënaqësi për reformat e zbatuara deri më tani, por edhe tërë dëshirën nga pala e Maqedonisë që të bëjë gjithçka për t'u zbatuar drejtimet në muajt e ardhshëm.

Dialogu në nivel të lartë dhe drejtimet janë mjaft të rëndësishëm, nuk janë zëvendësim për negociata, por janë një hap përpara. Danimarka edhe më tej mbetet e përkushtuar në zgjerimin me shpresë se Maqedonia do të bëhet anëtare e UE-së sa më shpejtë - theksoi ministri Vamen.

Të pranishmit unanimisht shprehën falënderim për mbështetjen jovetjake që Danimarka ia jep Maqedonisë në rrugën drejt UE-së dhe dërguan porosi të qartë se Republika e Maqedonisë mbetet tërësisht e përkushtuar në plotësimin e reformave dhe realizimin e agjendës evropiane, jo vetëm për UE-në, por para se gjithash, për veten tonë. 

Click