Aktivitetet



E premte, 16 nëntor 2012

DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË "MBIKËQYRJA MBI NDARJEN E SUBVENCIONEVE BUJQËSORE"

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 17-të, më 15 nëntor 2012, mbajti vazhdimin e dytë të debatit mbikëqyrës me temë "Mbikëqyrja mbi ndarjen e subvencioneve bujqësore".

Në debatin ishin të pranishëm deputetët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z.Ljupço Dimovski, përfaqësues nga Zyrat e NDI-së nga Shkupi, Uashingtoni, Kosova dhe Shqipëria, si dhe përfaqësues nga Zyra e Ag-Biz USAID nga Shkupi.  

Fjalim hyrës mbajti kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, znj.Lençe Nikollovska, e cila shkurtimisht sqaroi qëllimin e debatit mbikëqyrës në pajtim me rregullat ligjore në Republikën e Maqedonisë.

Në debatin mbikëqyrës në rolin e dëshmitarëve, dëshmi gojore dhanë pjesëmarrësit në vijim: z.Bllagoja Dunimaglloski, inspektor nga Inspektorati Shtetëror për Bujqësi nga Prilepi; z.Mexhit Amiti, kryetar i Shoqatës Rajonale për Ruajtjen e Dhenve; z.Veljo Tantarov, kryetar i Lidhjes së Bujqve të Republikës së Maqedonisë; z.Risto Velkov, kryetar i Lidhjes së Sindikatës së Prodhimeve Bujqësore; znj.Monika Veleska, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Bujqve të Maqedonisë; z. Eftim Shaklev, kryetar i Asociacionit të Bujqve; z.Tomisllav Trajkovski, Ekonomia Bujqësore Fakultative Trubarevë; z.Danço Millevski, kryetar i Lidhjes së Shoqatës së kultivuesve të duhanit nga Prilepi; z.Nikolla Stamenov, kryetar i Shoqatës së kultivuesve të duhanit "Zhollto Zllato (Ari i Verdhë)", Strumicë; znj.Vita Huzijan, drejtoreshë e TPTU Bodrum-Vallandavë; z.Jovan Dabevski, drejtor i Qumështores Zdravje Radovo dhe z.Ognen Orovçanec, drejtor i Agrounionit nga Shkupi. 

Meqë lista e pjesëmarrësve të ftuar (dëshmitarëve) përfundoi, kryetarja e Komisionit, znj.Linçe Nikollovska, e ndërpreu mbledhjen. Ajo informoi se datën për mbajtjen e vazhdimit të debatit mbikëqyrës dhe programin e fjalimeve - agjendën e përfaqësuesve (dëshmitarëve) në debatin mbikëqyrës, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Ekonomi të Ujërave do ta caktojë në koordinim.

Click