Aktivitetet



E mërkurë, 25 janar 2012

DEBAT PUBLIK ME TEMË: PARANDALIMI I KANCERIT NË QAFËN E MITRËS - PËRVOJË MAQEDONASE DHE EVROPIANE

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Shoqatën për luftë kundër kancerit "Borka" dhe Asociacionin evropian për lufte kundër kancerit në qafen e mitrës, anëtare e plotfuqishme e të cilit është shoqata maqedonase, sot zhvilloi debat publik me temë:  Parandalimi i kancerit në qafën e mitrës - përvojë maqedonase dhe evropiane.

Ky debat, në kuadër të aksionit global "Margaritar i urtësisë", i dedikohet Javës evropiane për luftë kundër kancerit në qafën e mitrës 2012, i cili njëherazi paraqet edhe vazhdimin e aktiviteteve të Komisionit lidhur me këtë temë, si dhe një prej prioriteteve të tij.

Me fjalime përshëndetëse debatin e hapën: znj.Liljana Popovska, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, znj. Biba Dodeva, kryetare e Shoqatës për luftë kundër kancerit "Borka" dhe z. Jovica Andonovski, zëvendësministre e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë.

Zëvendësministri Andonovski theksoi se këtë vit për zbulimin e hershëm të kancerit në qafën e mitrës është planifikuar të bëhet kontroll i të gjitha grave në Maqedoni në moshën më kritike prej 24 deri në 35 vjet të cilat do të marrin ftesa prej gjinekologëve amë për kontroll falas gjinekologjik.

Në debatin publik u paraqitën përvojat maqedonase dhe evropiane në luftë kundër kancerit në qafën e mitrës, me qëllim që të bëhet krahasim dhe në mënyrë plotësuese të avancohet sistemi ynë i parandalimit, nëpërmjet kontrolleve të organizuara gjinekologjike dhe PAP-testeve, si dhe nëpërmjet HPV-vaksinimeve.

Në fjalimet e tyre, znj. Jovanka Kostovska, udhëheqëse e Sektorit për parandalim në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë, dr. Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës për Human papillo virus (HPV) të Maqedonisë, apeluan se rritja e nivelit të vetëdijes nëpërmjet edukimit për parandalimin e sëmundjeve, sinergjizmi i HPV vaksinës, dhe kontrolli i rregullt gjinekologjik me PAP-test, kontrolli i organizuar dhe diagnostifikimi në kohë, janë faktor dhe parakusht kryesor për mjekim të suksesshëm. 

Aktivitetet në Republikën e Maqedonisë për zbulimin e hershëm të kancerit në qafën e mitrës kanë filluar që nga viti 2006, ndërsa vitin e kaluar u realizua pilot-kontroll në katër qytete (Prilep, Gostivar, Shtip dhe Shën Nikolle) te gratë në moshë prej 30 deri 55 vjet.

Organizata shëndetësore botërore parasheh se në shekullin 21, sëmundjet malinje do ta marrin primatin mbi sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa Maqedonia nuk bën përjashtim nga këto trende botërore dhe prandaj skriningu ka rol kryesor në strategjinë e OSHB-së për kontrollin e kancerit në qafën e mitrës.

Në fund të debatit, Komisioni i miratoi katër Konkluzionet, si vijojnë:

  1. Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave i përkrah aktivitetet e Ministrisë së Shëndetësisë për vetëdijesimin dhe instalimin e sistemit të qëndrueshëm për luftë kundër kancerit në qafën e mitrës nëpërmjet skriningut të organizuar nacional dhe HPV vaksinimit;   
  2. Komisioni do të kërkojë nga institucionet shëndetësore të sigurojnë të dhëna të sakta statistikore dhe rregullisht t'i dorëzojnë te Instituti për shëndetësi publike dhe institucionet ndërkombëtare; 
  3. Komisioni duke u nisur nga prioritetet e saj shpreh gatishmëri të jetë pjesë e angazhimit të përgjithshëm të institucioneve që punojnë në këtë sferë, duke e trajtuar këtë problem në aspekt të barazisë gjinore; 
  4. Komisioni thekson se në këto aktivitete është i nevojshëm bashkëpunimi i afërt ndërmjet institucioneve në nivel nacional dhe lokal, opinionit të ekspertëve, organizatave joqeveritare dhe institucioneve ndërkombëtare. 
Click