Aktivitetet



E mërkurë, 13 qershor 2012

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR MUNDËSI TË BARABARTË NDËRMJET GRAVE DHE BURRAVE

Komisioni për Mundësi të Barabartë të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Këshillin Nacional për Barazi Gjinore - KNBGJ, dje mbajti debat publik me temë "Roli i grave në zhvillimin rural të Republikës së Maqedonisë - mundësi dhe sfida."

Krahas anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik ishin të pranishëm deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësues të  institucioneve dhe organizatave joqeveritare.

Debatin e hapi kryetarja e Komisionit, znj.Liljana Popovska, në të cilin fjalim mbajtën: znj.Lidija Miteva, përfaqësuese e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë; znj.Savka Todorovska, kryetare e Këshillit Nacional për Barazi Gjinore - KNBGJ; znj.Meri En Rukavina-Cipetiq, drejtor ekzekutiv i zyrës rajonale për barazi gjinore të GTF - Zagreb dhe z.Petar Gjorgjievski, kryetar i Rrjetit për zhvillim rural të Republikës së Maqedonisë.

Pas diskutimit të gjerë në të cilin u inkuadruan deputetët dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar u miratua konkluzioni në vijim:

1. Komisioni për Mundësi të Barabartë të Grave dhe Burrave i përshëndet masat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në drejtim të përkrahjes së grave dhe në mjediset rurale nëpërmjet subvencionimit të aktiviteteve për prodhimin e ushqimit dhe produkteve tjera bujqësore, përpunimin e produkteve tradicionale, si dhe produkteve tjera afariste;

2. Komisioni shpreh kënaqësi për lidhjen dhe rrjetëzimin e grave fermerë në drejtim të përforcimit të rolit të grave në zhvillimin rural;

3. KMB-ja shpreh kënaqësi për formimin e Rrjetit për zhvillim rural dhe rolin e saj në krijimin e qasjes-LIDER;

4. KMB-ja i përshëndet aktivitetet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për përpunimin e strategjisë për programin-LIDER dhe rregulloret për zbatimin e saj, njëkohësisht duke nxitur Qeverinë ta miratojë Strategjinë për programin-LIDER në afat sa më të shkurtër, pas debatit publik;

5. KMB-ja, duke konstatuar se grave në mjediset rurale u nevojitet përkrahje shumë më të madhe institucionale, e nxit Qeverinë dhe BNJVL-në të sigurojnë mjete për përmirësimin e infrastrukturës dhe mundësive tjera në mjediset rurale në aspekt të ndërtimit të çerdheve, objekteve shëndetësore, shitoreve dhe objekteve tjera afariste të nevojshme në jetesën e përditshme, si dhe objekte për aktivitetet sportive dhe kulturore. 

6. KMB-ja e nxit Qeverinë dhe BNJVL-në që të gjitha aktivitetet dhe resurset t'i orientojnë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm rural, duke përcjellë rrjedhat moderne evropiane dhe duke shfrytëzuar fondet e tyre për këtë dedikim;

7. KMB-ja obligohet që në periudhën e ardhshme në mënyrë aktive të inkuadrohet në të gjitha aktivitetet për përforcimin ekonomik të grave në Maqedoni në nivel nacional dhe lokal, duke pasur parasysh të gjitha aspektet edhe në viset urbane edhe në ato rurale, në drejtim të zhvillimit të barabartë rajonal të vendit. Në këtë kuptim, KMB-ja shpreh gatishmëri për pjesëmarrje në punën e Rrjetit për zhvillim rural të grave nga Evropa Juglindore, me pjesëmarrje aktive në Konferencën rajonale ndërkombëtare që duhet të mbahet në vjeshtë të vitit 2012 në Shkup.

8. KMB-ja ka për obligim që komisionet lokale për mundësi të barabarta të grave dhe burrave t'i informojë mbi mundësitë për inkuadrim në aktivitetet e Rrjetit për zhvillim rural dhe qasjen-LIDER, nëpërmjet formimit të a.q. GLA (grupe lokale aksioni), në drejtim të inkuadrimit të barabartë të grave në zhvillimin rural; 

9. KMB-ja i nxit organizatat joqeveritare në aktivitete për inkuadrimin e grave në zhvillimin rural, nëpërmjet bashkëpunimit të koordinuar me institucionet në nivel lokal dhe nacional;

10. KMB-ja insiston në përpunimin e analizave serioze dhe objektive për gjendjen e nevojave të popullsisë rurale, me qëllim të përmirësimit të jetës në mjediset rurale në Maqedoni.

Click