Aktivitetet



E premte, 7 shkurt 2012

DEBAT PUBLIK ME TEMË: "RREGULLATIVA JURIDIKE PËR FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN, FËMIJËT VIKTIMË DHE FËMIJËT DËSHMITARË TË VEPRAVE PENALE"

Komisioni për punë dhe politikë sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 11-të, më 2 shkurt 2012, zhvilloi debat publik me temë:  "Rregullativa juridike për fëmijët në kundërshtim me ligjin, fëmijët viktimë dhe fëmijët dëshmitarë të veprave penale".

Grupi punues për të drejtat e fëmijëve, në të cilin marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare të përfaqësuar në Kuvend, u formua në kuadër të Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, në pajtim me Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), i nënshkruar më 20 nëntor 2009.

Ky është aktiviteti i parë i grupit punues për të drejtat e fëmijëve në përbërje të Komisionit, i përkrahur nga zyrat e Fondit të Kombeve të Bashkuara për fëmijë - UNICEF në Shkup dhe Delegacioni i Komisionit Evropian në Maqedoni nëpërmjet projektit "Drejtësi për fëmijët". 

Lënda e debatit ishte rregullativa juridike për fëmijët në kundërshtim me ligjin, fëmijët viktimë dhe fëmijët dëshmitarë të veprave penale, me qëllim që të nxitet diskutim për përmirësimin e sistemit juridik, në mënyrë që ky sistem të mund t'i mbrojë më mirë fëmijët. 

Në këtë diskutim morën fjalë: zëvendësministrja e Drejtësisë, znj. Biljana Brishkovska; zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, z. Ibrahim Ibrahimi; z.   Robin Lidl, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian; z. Shelldon Jet, përfaqësues i UNICEF-it; znj. Biljana Ljubarovska, përfaqësues i zyrës së UNICEF-it në Shkup dhe dr. Vllado Kambovski, kryetar i Komisionit për përpunimin e ndryshimeve të Ligjit për drejtësi të të miturve. 

Në debatin morën pjesë deputetët: znj. Cvetanka Ivanova, znj. Suzana Saliu, znj. Sonja Mirakovska, znj. Liljana Popovska dhe znj. Beti Kuzmanovska.

Në bazë të diskutimit, dolën disa propozim-konkluzione:

  1. Inkurajohet procedura për miratimin dhe inkorporimin e rekomandimeve të dhënë në analizën e UNICEF-it në Ligjin për drejtësi të të miturve; 
  2. Të definohen qartë kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së arsimit, në lidhje me sigurimin e arsimit në shtëpitë edukuese-korrigjuese; 
  3. Të definohen qartë kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në lidhje me sigurimin e ndihmës së detyrueshme juridike falas; 
  4. Detyrimisht të formohet fond për ndihmë juridike falas në Ministrinë e Drejtësisë, si fond për kompensimin e fëmijëve viktimë; 
  5. Ligji duhet të jetë eksplicit në lidhje me prezumimin e pafajësisë së fëmijëve;  
  6. Ligji e sugjeron në përpilimin e aktit nënligjor me të cilin do të parashihet metodologjia e standardizuar për vlerësimin dhe përcjelljen e çdo fëmije në institucionin edukues-korrigjues ose burg; 
  7. Ligji sugjeron në përpilimin e aktit nënligjor me të cilin do të përcaktohet procedura për miratimin e vendimeve për masa disiplinore, nëpërmjet themelimit të këshillit disiplinor ose trupit kolektiv, si dhe krijimit të protokollit/regjistrit qendror në institucionet; 
  8. Çdo ministri resore, kryesisht Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, të alokojnë mjete buxhetore në nivel vjetor për zbatimin e Ligjit për drejtësi të të miturve.

Propozim-konkluzionet do të shqyrtohen dhe miratohen në secilën prej mbledhjeve të ardhshme të Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale. 

Click