Aktivitetet



E premte, 14 dhjetor 2012

DEBAT PUBLIK PËR PËRKUJDESJE DHE TRAJTIM MË TË MIRË TË PERSONAVE QË JETOJNË ME HIV-PJHHIV NË MAQEDONI

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, Komisioni për Shëndetësi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Grupi parlamentar ndërpartiak për HIV në bashkëpunim me Asociacionin për edukim shëndetësore dhe hulumtim H.E.R.A., Grupi punues i personave që jetojnë me HIV "Të bashkuar më të fuqishëm" dhe Instituti demokratik nacional, mbajtën debat publik me temë: "Si të arrijmë përkujdesje dhe trajtim më të mirë për personat që jetojnë me HIV-PJHHIV në Maqedoni". 

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisioneve, në debatin publik ishin të pranishëm anëtarët e Grupit parlamentar ndërpartiak për HIV në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të Mekanizmit koordinues nacional për HIV dhe tuberkulozë, Komisioni nacional për HIV/SIDË në Republikën e Maqedonisë, UNDP, OSHB, UNICEF, si dhe përfaqësues të shoqatave të qytetarëve të angazhuar në programet dhe politikat për HIV.

Në debatin me fjalime përshëndetëse morën pjesë: znj.Liljana Popovska, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, z.Mende Dinevski, kryetar i Komisionit për Shëndetësi dhe znj.Tanja Tomiq, nënkryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe kryesuese e Grupit parlamentar ndërpartiak për HIV në Republikën e Maqedonisë.

Më pas vijoi fjalimi i z.Andej Senih nga Grupi punues i personave që jetojnë me HIV- "Të bashkuar më të fuqishëm", me temë:  Si të sigurohet terapi permanente për HIV në Republikën e Maqedonisë. 

Për sigurimin e përkujdesjes, mbështetjes dhe trajtimit të PJHIV në Republikën e Maqedonisë - sfida, foli prof.dr.Xvonko Milenkoviq, koordinator nacional për HIV në Republikën e Maqedonisë. 

Znj.Nermina Fakoviq, përfaqësuese e Sektorit për programin preventiv të Ministrisë së Shëndetësisë, mbajti fjalim për mundësitë dhe sfidat për sigurimin e terapisë për HIV nëpërmjet mekanizmave të Programit për mbrojtjen e popullit nga HIV dhe SIDA, ndërsa z.Shelldon Jet, përfaqësues i UNICEF foli në temë: Qasja në terapinë antiretroviruse - progres dhe sfida me përfshirje të PJHIV.

Pas diskutimit të detajuar për gjendjet dhe problemet e qytetarëve me -infeksion HIV në të cilin morën pjesë anëtarët e Komisioneve, deputetët, përfaqësuesit e institucioneve, organizatat ndërkombëtare dhe sektori joqeveritar, u propozua zbatimi i konkluzioneve në vijim:

1. Përshëndeten përpjekjet e deritanishme të institucioneve dhe personave profesional në Republikën e Maqedonisë për mbajtjen e nivelit relativisht të ulët të mbizotërimit të infeksionit HIV;

2. E nxisim Qeverinë e Republikës së Maqedonisë që t'i zbatojë konkluzionet me të cilat Ministria e Shëndetësisë, Byroja për barna, Fondi për sigurim shëndetësor, Klinika për sëmundje infektuese dhe gjendje febrile në Shkup dhe Koordinatori nacional për HIV, obligohen që të koordinohen me qëllim që të sigurohet regjistrimi i barnave në Republikën e Maqedonisë, zgjerim potencial i listës pozitive dhe të mundësohet sigurim i çmimit më të ulët gjatë blerjes së tyre;

3. Propozojmë që Ministria e Shëndetësisë të caktojë ekip për përkrahjen e Koordinatorit nacional në të cilin ka përfaqësues nga Byroja për barna, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondit për sigurim shëndetësor, si dhe përfaqësues të pacientëve me HIV, i cili do të merr pjesë në përcjelljen e vazhdueshme të gjendjes me terapi për HIV, do të sugjerojë drejtime për negociata me kompanitë farmaceutike dhe do të ndihmojë për tejkalimin e pengesave administrative ekzistuese gjatë sigurimit të tyre;

4. Propozojmë që Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të mundësive të saj, të inkuadrohet në procedurën për furnizim të barnave antiretroviruse ndërsa terapia planifikohet, buxhetohet në kuadër të Programit për mbrojtjen e popullatës nga HIV/SIDA, me qëllim që të shmangen procedurat e gjata administrative gjatë transferimit të mjeteve nga Programi deri në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile;

5. Propozojmë që Ministria e Shëndetësisë t'i sigurojë mjetet e nevojshme për furnizim të barnave antiretroviruse dhe testet për përcjelljen e infeksionit, sipas shpenzimeve reale;

6. Propozojmë që Komisionet për përcaktimin e Listës së barnave në barë të Fondit për sigurim shëndetësor, përkatësisht Komisioni për barna antiinfektive t'i shqyrtojë mundësitë dhe të miratojë aktvendim për përfshirjen e të gjitha barnave të nevojshme në listën pozitive;

7. Sugjerojmë që Klinika universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup të përpilojë dhe miratojë protokoll zyrtar dhe gjithëpërfshirës për trajtim të infeksionit HIV, sipas mjekësisë bazuar në dëshmi, rekomandimet e OSHB-së dhe të Shoqatës klinike evropiane për SIDË, përfshirë edhe opsionet e mjaftueshme vullnetare për linjën e dytë dhe të tretë të terapisë, në formulime të ndryshme;

8. Presim që të gjitha institucionet kompetente dhe OJQ-të që punojnë në këtë sferë t'i vazhdojnë dhe intensifikojnë aktivitetet për parandalim dhe zbulim të hershëm të HIV/SIDË-s, si dhe për mënjanimin e paragjykimeve dhe stigmës që i përcjell;

9. Obligohemi që të mbajmë debat të ngjashëm pas gjashtë muajsh, që ta vërtetojmë progresin në këtë sferë. 

Click