Aktivitetet



E hënë, 19 nëntor 2012

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR AZIL DHE MBROTJE TË PËRKOHSHME

Këshilli Nacional për Eurointegrime sot mbajti debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, miratimi i të cilit është paraparë me Programin nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian - revizioni 2012. 

Organizimi i debatit publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme është në pajtim me Aneksin 2 të Mendimit për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian gjatë vitit 2012, të cilin Këshilli Nacional për Eurointegrime me konsensus e miratoi në mbledhjen e mbajtur më 8 shkurt 2012. 

Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për azil dhe mbrojte të përkohshme e arsyetoi z.Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. 

Në arsyetimin, z.Bajrami theksoi se përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë për arritjen e anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian e imponon nevojën për harmonizimin e vazhdueshëm të legjislacionit nacional me standardet dhe rregullat ndërkombëtare dhe legjislacionin evropian. 

Në nenet 68 dhe 75 të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, është përcaktuar se Republika e Maqedonisë duhet ta harmonizojë legjislacionin nacional nga sfera e azilit dhe migrimit me legjislacionin evropian. Nga ky shkak u imponua nevoja për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, me të cilin bëhet harmonizim i plotë me Direktivën e Këshillit 2003/9/KE për përcaktimin e standardeve minimale për pranimin e azilkërkuesve, Direktivën e Këshillit 2004/83/KE për standarde minimale për kualifikim dhe statusin e shtetasve të vendeve të tretë ose personave pa shtetësi, si refugjatë ose persona të cilëve u nevojitet formë tjetër të mbrojtjes ndërkombëtare, si dhe harmonizim me Direktivën e Këshillit 2005/85/KE për standarde minimale për procedurat në vendet anëtare për ndarje dhe heqje të statusit refugjatë. 

Me propozim-ligjin rregullohen kushtet në bazë të të cilave Republika e Maqedonisë mund të jep mbrojtje të përkohshme, si dhe të drejtat dhe detyrimet e personave nën mbrojtje të përkohshme. 

Z.Xhelal Bajrami informoi se Propozim-ligji është përpiluar në mënyrë transparente, dhe është rezultat i analizës dhe punës së grupit punues ndërsektorial të përbërë nga përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe përfaqësues të Zyrës së UNHCR-së në Shkup. 

Propozim-ligji është dorëzuar në Zyrën e UNHCR-së në Gjenevë dhe në Komisionin Evropian në Bruksel, me çka është dhënë një dimension ndërkombëtar në procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. 

Propozim-ligji përmban zgjidhje për definimin e azilkërkuesit dhe kërkesës për të drejtën e azilit. Me ligjin e propozuar precizohen shkaqet se në cilat raste personi nuk do të mund ta gëzojë të drejtën e azilit dhe përcaktohen norma se një i huaj nuk do të mund ta gëzojë të drejtën e azilit nëse nxit, inkurajon ose merr pjesë në kryerjen e veprave penale. Me dispozitën ligjore përcaktohen dokumentet për identifikimin e azilkërkuesit, përkatësisht letërnjoftimi i refugjatit të pranuar, përkatësisht personit nën mbrojtje subsidiare, që të vërtetohet e drejta e qëndrimit.

Me propozim-ligjin zgjerohen të drejtat e azilkërkuesve me fitimin e të drejtës së ndihmës juridike falas dhe të drejtës së arsimit. Futet obligimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, që azilkërkuesit t'i informojë për të drejtat e këtij ligji në formë gojore ose me shkrim, në gjuhën që është e kuptueshme për ato.

Me dispozitat ligjore rregullohen obligimet e azilkërkuesit për atë se cilët të dhëna personale janë përmbajtur në Bazën e integruar për të huaj, përfshirë edhe të dhënat për azil, migracionet dhe vizat, si dhe afati i ruajtjes së tyre. 

Nga ana e Direksionit për Mbrojtjen e të Dhënave është vlerësuar pozitivisht normimi i dispozitave ligjore të cilat kanë të bëjnë me rregullimin dhe ruajtjen e të dhënave në bazën e Integruar të të dhënave.

Në debatin publik, morën pjesë: znj.Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit; znj.Sillvana Boneva, nënkryetare e Këshillit; z.Samka Ibraimovski, deputet dhe anëtar i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale; z.Bojan Mariçiq, përfaqësues nga Qendra Maqedonase për Arsimim Evropian; z.Zharko Haxhi-Zafirov nga Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe znj.Malinka Ristovska-Jordanova, drejtoreshë e Institutit për Politikë të Jashtme.

Click