Aktivitetet



E hënë, 27 shkurt 2012

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-STRATEGJINË PËR BASHKËPUNIM TË QEVERISË ME SEKTORIN CIVIL (2012-2017)

Këshilli Nacional për Eurointegrime në bashkëpunim me Platformën qytetare të Maqedonisë organizoi debat publik për Propozim-strategjinë për bashkëpunimin e Qeverisë me sektorin civil për periudhën 2012-2017.

Në debatin publik morën pjesë përfaqësues të 27 organizatave qytetare dhe shoqata, deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, përfaqësues të ambasadave të vendeve-anëtare të BE-së dhe Delegacioni i BE-së në Republikën e Maqedonisë.

Në debatin publik Propozim-strategjia u shqyrtua në versionin punues. Dokumenti strategjik u prezantua nga znj. Suzana Nikodijeviq- Filipovska udhëheqëse e Sektorit për analiza të politikave dhe koordinim pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Nga ana e përfaqësuesit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë u theksua rëndësia e dokumentit strategjik gjashtëvjeçar, ku të pranishmit në debatin publik u informuan për procesin e përgatitjes së strategjisë, për përparimin e deritanishëm në bashkëpunimin e Qeverisë me sektorin qytetar, vlerat dhe principet mbi të cilat bazohet bashkëpunimi, për gjendjet në sektorin civil dhe karakteristikat e saj. Në lidhje me kornizën strategjike, znj. Nikodijeviq-Filipovska, informoi për vizionin, qëllimet, subjektet si dhe sferat strategjike prioritare.

Qëllimet e strategjisë u realizua në periudhën 2012-2017, kurse zbatimi i masave specifike nga Strategjia u realizua përmes miratimit të dy planeve aksionare ku në mënyrë të detajuar do të parashihen aktivitetet. Subjekte kryesore për plotësimin e parimeve, qëllimeve dhe masave nga Strategjia do të jenë: Qeveria e Republika e Maqedonisë, ministritë dhe organet tjera të administratës shtetërore, kurse Seksioni për bashkëpunim me organizatat joqeveritare pranë Qeverisë, do të jetë përgjegjëse për koordinim gjatë zbatimit, përgatitjen e planeve aksionare dhe për njoftimet për shkallën e zbatimit të Strategjisë.

Pjesëmarrësit në Debatin Publik e përshëndetën iniciativën e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Platformën qytetare të Maqedonisë, për organizimin e debatit publik, kurse gjatë debatit u dhanë propozime, komente dhe vërejtje në drejtim të përmirësimit të versionit punues të Propozim -Strategjisë.

Në debatin publik morën pjesë: znj. Radmilla Shekerinska kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Sillvana Boneva nënkryetare e Këshillit, znj. Vesna Bendevska, z. Dragisha Miletiq dhe Tanja Tomiq deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, znj. Tanja Havier Ademi, nga Platforma Qytetare e Maqedonisë, znj. Savka Todorovska nga Këshilli Nacional për barazi gjinore, z. Filip Stojanovski nga fondacioni " Metarmofozis", znj. Lidija Dimova nga "Qendra Maqedonase për arsim evropian", z. Mile Boshkov nga Biznes konfederata e Maqedonisë, znj. Violeta Gjorgjievska nga Internet hotline provajder - Maqedoni, znj. Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të drejta të njeriut, z. Nebojsha Zaharievski nga Aleanca e të Rinjve Tetovë, z. Suad Misini nga Qendra Hulumtuese për shoqërinë qytetare dhe z. Sasho Matovski nga organizata joqeveritare "Bella Vista". 

Click