Aktivitetet



E enjte, 17 mars 2012

DEBAT PUBLIK PËR TRAJTIMIN E KOMUNITETEVE TË MARGJINALIZUARA NË KOMUNIKIMIN PUBLIK

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Koalicionin "Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara", mbajti debat publik me temë: Trajtimi i komuniteteve të margjinalizuara në komunikimin publik.

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në debatin publik ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësues të institucioneve, organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të përfaqësive diplomatike në vend.

Në debatin mbajtën fjalime personat në vijim: z. Dushko Minovski, kryetar i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi me temë: Veprimi i Komisionit në bazë të diskriminimit të komuniteteve të margjinalizuara; z. Sllavço Dimitrov, drejtor ekzekutiv i Koalicionit "Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara" me temë:  Prezantimi i përvojave dhe njohurive lidhur me gjuhën e urrejtjes për komunitetet e margjinalizuara; prim.dr. Sllavica Gajdazis - Knezheviq, neuropsikiatër, subspecialist i sëmundjeve të varësisë, me temë: Ndikimet e dëmshme të gjuhës së urrejtjes, gjuha stigmatizuese dhe diskriminuese mbi zhvillimin e personalitetit te pjesëtarët e komuniteteve të margjinalizuara; prof. dr. Jovan Donev, drejtor i Institutit Euro-Ballkan, Shkup, me temë: Rëndësia demokratike dhe politike e luftës për të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara dhe znj.Elizabeta Bozhinovska, koordinatore e programit për HIV të HERA - Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim, me temë: Diskriminimi i shumëfishtë mbi personat e infektuar me HIV.

Pas përfundimit të diskutimit në të cilin u inkuadruan deputetët dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, u miratua konkluzioni në vijim:

  1. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave i përkrah dhe nxit aktivitetet e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi të cilat kanë për qëllim parandalimin e diskriminimit dhe mbrojtjen nga diskriminimi për personat e komuniteteve të margjinalizuara, i bindur se Komisioni i tillë do të qëndrojë i hapur për të gjithë llojet e diskriminimit; 
  2. Komisioni i akuzon të gjitha llojet e gjuhës së urrejtjes ndaj komuniteteve të margjinalizuara dhe i thërret në tolerancë, mirëkuptim dhe t'i pranojnë dallimet tek të gjitha qytetarët, duke respektuar e drejtën e zgjedhjes si e drejtë e njeriut;  
  3. KMB-ja i nxit të gjitha institucionet dhe individët të luftojnë kundër stereotipave dhe paragjykimeve në shoqërinë të cilat mund të jenë bazë për diskriminimin dhe të cilat mund ta ndalojnë kërkimin e fatit të çdo qytetari;  
  4. KMB-ja i respekton qëndrimet e ndryshme në shoqërinë dhe të drejtën që çdo individ të mund t'i shpreh qëndrimet tij pa pasoja dëmtuese mbi të; 
  5. KMB-ja e përkrah vullnetin e institucioneve dhe individëve për avancimin e trajtimit të HIV/SIDËS; 
  6. KMB-ja sugjeron përfshirjen e temës për komunitetet e margjinalizuara në debate të ndryshme në Kuvend;  
  7. KMB-ja në kuadër të konkluzioneve paraprake sugjeron arsim seksual gjithëpërfshirës që do të kontribuojë në heqjen e njollës, paragjykimeve dhe stereotipave; 
  8. KMB-ja do të vazhdojë edhe më tutje me angazhimin e saj për promovimin e politikës së jodiskriminimit dhe për avancimin e proceseve demokratike në vend.
Click