Aktivitetet



E enjte, 29 mars 2012, Uashington 
 
DELEGACIONI I KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR POLITIKË TË JASHTME U TAKUA ME KONGRESISTËT AMERIKAN

Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, në përbërje të të cilit janë deputetët Antonio Milloshoski, Igor Ivanovski, Deshira Imeri dhe Pavle Sazdov, i cili këto ditë është në vizitë në Uashington, gjatë ditës së djeshme realizoi takim me kongresistët Bill Paskrell, Allse Hastings, Dejvid Dreer dhe Kendis Miler.

Në takimin, ndër të tjerash, u diskutua për mundësitë e integrimit të Republikës së Maqedonisë në NATO, me ç'rast u potencua përkushtimi ynë në këtë proces, nëpërmjet aktiviteteve të realizuara reformuese dhe pjesëmarrjes në misionet ndërkombëtare të NATO-s. Para kongresistëve u prezantua edhe vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, si një nga argumentet kryesore për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancën.

Gjithashtu ambasadorët e grupit A5 dhe delegacioni i kuvendit u takuan me një grup kongresistësh, ku ambasadorët qartë shprehën vullnetin dhe përkrahjen për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, ndërsa kryetari i komisionit, Antonio Milloshoski, e shfrytëzoi mundësinë për t'i paraqitur argumentet të cilat janë në favor të nevojës për aderim më të shpejtë të RM-së në NATO.

Delegacioni realizoi takim edhe me përfaqësuesit e Diasporës së bashkuar Maqedonase ku u potencuan përpjekjet e tyre për promovimin e interesave të Republikës së Maqedonisë dhe angazhimet për pranimin e Maqedonisë në NATO.  

Gjatë kohës së vizitës, deputetët realizuan takim me përfaqësuesit e Institutit republikan ndërkombëtar (IRN), si dhe me përfaqësuesit e Institutit demokratik nacional (IDN). 
 

 

Click