Aktivitetet



E hënë, 27 shkurt 2012, Vjenë 
 
DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME PJESËMARRJE NË AP TË OSBS

Asambleja parlamentare e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (AP të OSBE), mbajti sesionin e saj të rregullt dimëror më 23 dhe 24 shkurt 2012 në Vjenë, Austri, në të cilën morën pjesë mbi 250 parlamentarë nga 53 vende-pjesëmarrës dhe katër vende-partnerë të OSBE-së. 

Në këtë sesion të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë morën pjesë z. Safet Bishevac, zëvendës-anëtarët dhe z. Vlladimir Gjorçev, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë.

Në kuadër të Sesionit të njëmbëdhjetë dimëror u mbajtën: mbledhja e Komitetit të Përhershëm të AP të OSBE-së, mbledhja e Komisionit të Përhershëm për Çështje Politike dhe Siguri ku u diskutua për luftën kundër terrorizmit, mbledhja e Komisionit të Përhershëm për Çështje Ekonomike, Shkencë, Teknologji dhe Mjedis Jetësor ku u diskutua për krizën globale financiare dhe mbledhja e Komisionit të Përhershëm për Demokraci, të Drejta Njerëzore dhe Çështje Humanitare ku u diskutua për të drejtat e njeriut, torturën, reformën e burgjeve, dhe drejtësinë, mbledhja e përbashkët e të tre komisioneve të përhershme, si dhe u zhvillua debat special me temë: "Ardhmëria e kontrollit të armës konvencionale në sferën e OSBE-së".

Në këtë sesion mori fjalë: z.Petros Eftimiu, kryetar i AP të OSBE-së, znj. Barbara Pramer, kryetare e Parlamentit Austriak, Ministrja Irlandeze znj, Llusinda Krejton, përfaqësuese e kryesuesit të OSBE-së dhe Ambasadori Llamberte Zanier, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së. 

Click