Aktivitetet



E enjte, 15 nëntor 2012, Bruksel

DELEGACIONI MAQEDONAS NË PARLAMENTIN EVROPIAN 

Në organizim të Drejtorisë për Politikë të Jashtme, përkatësisht Seksionit për Marrëdhënie me Parlamentet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, më 14 dhe 15 nëntor 2012, në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, u mbajt Seminar parlamentar me temë: "Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe gjendja e grave dhe fëmijëve". 

Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në këtë ngjarje morën pjesë deputetët:  znj.Liljana Popovska, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, z.Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Gordian Georgiev, anëtar i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Qytetarit dhe znj.Hajrie Misini, anëtare e Komisionit Kushtetues. 

Në Diskutimin lidhur me temën për të drejtat e pakicave në BE dhe Ballkanin Perëndimor për rolin e shoqërisë civile në mbrojtjen të drejtave të njeriut dhe për pozitën e grave dhe fëmijëve, deputetët maqedonas i theksuan përfitimet pozitive nga proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë. 

Deputeti Antonio Milloshoski theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, Principit të Badenterit për vendimmarrje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të drejtës së përdorimit të gjuhëve të të gjithë komuniteteve etnike, ndërsa si shembull është sfera e mediave ku transmetohen emisione në Radiotelevizionin shtetëror në gjuhën e çdo komuniteti etnik. 

Në debatin për barazi gjinore, deputetja Liljana Popovska theksoi pozitën e përmirësuar të gruas në politikën dhe administratën, arsimin e grave rome, rëndësinë e kontrolleve të rregullta për parandalim nga sëmundjet malinje dhe avancimin e statusit të përgjithshëm të gruas si faktor shoqëror aktiv. 

Lidhur me funksionalitetin e Ligjit për antidiskrimin, deputetja Liljana Popovska theksoi se kjo është zgjidhje adekuate e cila korrespondon me situatën aktuale në shoqëri dhe paraqet një hap përpara në proceset reformuese të cilat janë në drejtim të përafrimit të legjislacionit maqedonas me atë evropian. 

Duke diskutuar për gjendjen e grave dhe fëmijëve sferat rurale, deputetja Hajrie Misini sugjeroi që institucionet shtetërore të aktivizohen më shumë në përmirësimin e pozitës së tyre, qasjen në procesin mësimor dhe mbrojtjen e rregullt shëndetësore. 

Deputeti Milloshoski theksoi rëndësinë e Ligjit të miratuar para do kohe për përgjegjësi civile për ofendim dhe sharje, i cili do të kontribuojë në përforcimin e lirisë së të shprehurit dhe pozitës së mediave. 

Znj.Liljana Popovska e përshëndeti emërimin e z.Stavrov Llambriminidis si përfaqësues special i BE-së për të drejtat e njeriut dhe shprehu bindje se puna e tij do të jep ndihmesë në përmirësimin e gjendjes lidhur me të drejtat e njeriut në rajon dhe se do ta inkurajojë vendin e tij ta ratifikojë Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.  

Click