Aktivitetet



E hënë, 12 nëntor 2012, Pragë

DEPUTETËT TRAJANOV DHE SUGAREVSKI NË SESIONIN E VJESHTËS TË AP-SË SË NATO-S

Deputetët Pavle Trajanov dhe Goran Sugarevski, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, nga 9 deri 12 nëntor 2012, marrin pjesë në punën e Sesionit të vjeshtës të AP-së së NATO-s, që mbahet në Pragë, Republika e Çekisë.

Deputetët morën pjesë në mbledhjet e komiteteve të AP-së së NATO-s të cilat do të mbahen më 10 dhe 11 nëntor, ndërsa do të marrin pjesë edhe në seancë plenare që do të mbahet sot. 

Gjatë punës së Komitetit Politik, gjatë shqyrtimit të Propozim-rezolutës për NATO pas Çikagos, deputeti Pavle Trajanov u angazhua që AP-ja e NATO-s të rekomandojë që Këshilli i NATO-s të dërgojë ftesë për pranimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

Duke arsyetuar propozimin, deputeti Pavle Trajanov theksoi se duhet të bëjmë gjithçka që është në kompetencën tonë, që ta zgjidhim këtë problem virtual dhe para se gjithash emocional, i cili ka pasoja reale mbi zhvillimin e Maqedonisë dhe stabilitetin më të gjerë në rajon.


 

 

Click