Aktivitetet



E mërkurë, 26 shtator 2012

DISKUTIM PUBLIK ME TEMË: "PLANI AKSIONAR NACIONAL PËR ZBATIM TË REZOLUTËS 1325 TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË KB-SË" (PROJEKT-VERSIONI)

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti diskutim publik me temë:  "Plani aksionar nacional për zbatim të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB-së" (projekt-versioni). 

Krahas anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit në diskutimin publik ishin të pranishëm deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e institucioneve, komisioneve lokale për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare.  

Diskutimin e hapi kryetarja e Komisionit, znj.Liljana Popovska, me ç'rast fjalime mbajtën:  z.  Ibrahim Ibrahimi, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë, znj.Elena Grozdanova, këshilltare shtetërore për mundësi të barabarta, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, znj.Dominika Stojanoska, udhëheqëse e zyrës, Un Women, Shkup. Planin aksionar nacional për zbatim të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB-së (projekt-versioni) e prezantoi prof. dr. Lidija Georgieva, koordinatore e grupit të punës për përgatitjen e Planit aksionar nacional. 

Gjatë diskutimit të pranishmit u informuan për femrën e vetme pjesëmarrëse në misionin paqeruajtës, znj.Julijana Trajkoviq, nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila me të pranishmit e ndau përvojën e saj.

Në diskutimin publik u miratua Konkluzioni si vijon:

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve e mbështeti miratimin e "Planit aksionar nacional për zbatim të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të KB-së" (projekt-versioni) me sugjerimet vijuese për grupin e punës: 

  • në punën e grupit të punës ndërresore të merr pjesë anëtari i Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;  
  • rol më të madh ndërmjetësimi të femrave në parandalim dhe menaxhim të konflikteve në vend dhe rajon. 
Click