Aktivitetet



E premte, 29 qershor 2012

DISKUTIM PUBLIK ME TEMË: STRATEGJIA NACIONALE PËR PARANDALIM DHE MBROJTJE NGA DHUNA FAMILJARE 2012 - 2015

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, dje mbajti diskutim publik me temë: Strategjia nacionale për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare 2021 - 2015.

Krahas anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në diskutimin publik ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e institucioneve, komisioneve lokale për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve, organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare.

Diskutimin e hapi kryetarja e Komisionit, z-nj. Liljana Popovska, me ç'rast fjalime të veta kishin: z. Spiro Ristovski, ministër i Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë, z-nj. Gordana Jankulloska, ministre e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, z-nj. Diadra Bojd, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, z. Sheldon Jet, përfaqësues i UNICEF-it dhe z. Gert Kampman, zëvendësambasador i Mbretërisë së Holandës.

"Strategjinë nacionale për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare 2012 - 2015" e prezantoi z-nj. Irena Todorovska, përfaqësuese e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Pas diskutimit të absorbuar, në të cilën u përfshinë edhe deputetët, anëtarët e komisioneve lokale dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, u miratua ky konkluzion:

  1. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve e mbështeti miratimin e "Strategjisë nacionale për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare 2012 - 2015".
  2. Komisioni sugjeroi të pranohen vërejtjet si vijon:
  • Në punën e Trupit Koordinues Nacional për dhunë familjare të përfshihen dy përfaqësues nga Kuvendi i RM-së me propozim të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve (pozitë dhe opozitë);
  • Gjatë zbatimit të Strategjisë t'i kushtohet vëmendje përparimit të edukimit të kuadrove mjekësore;
  • Në funksion të zbatimit më të madh të Strategjisë të vazhdohet me aktivitete në kontinuitet për ndihmë ekonomike dhe psiko-sociale dhe mbështetje të viktimave, duke e përfshirë edhe mbështetjen e punëdhënësve për punësim të viktimave të dhunës familjare përmes mentorëve të posaçëm që do t'i shpinë viktimat në procesin e riintegrimit në rrjedhat ekonomike shoqërore;
  • T'i kushtohet vëmendje më e madhe trajtimit të dhunuesve në qendrat speciale, si dhe të zgjerohet rrjeti i Dhomave Këshilluese për trajtim psiko-social të dhunuesve në kornizat e Qendrave për Punë Sociale;
  • Në mënyrë plotësuese të afirmohen SOS linjat telefonike për ndihmën e viktimave;
  • Për zbatim efikas të Strategjisë të sigurohen mjete buxhetore përkatëse;
  • Të vazhdohet me trajnime në kontinuitet për të gjitha strukturat profesionale për zbatim përkatës të Protokollit për veprim në raste të dhunës familjare;
  • Plotësimi i kapaciteteve të kuadrove mësimore në shkolla dhe foshnjore për kuptim të fenomenit të dhunës familjare dhe dhënien e porosive të qarta për fëmijët dhe nxënësit gjatë procesit edukativo - arsimor;
  • Gjatë miratimit të Ligjit për dhunë familjare të përfshihen të gjitha subjektet që punojnë në këtë fushë, me ç'rast dhuna mbi femrën të përfshihet si sferë e posaçme;
  • Gjatë zbatimit të Strategjisë t'i kushtohet vëmendje përparimit të edukimit të kuadrove nga sfera sociale nga aspekti i transparencës më të madhe ndaj klientëve. 
Click