Aktivitetet



E mërkurë, 10 tetor 2012

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË AKADEMINË SOLEMNE ME RASTIN E SHËNIMIT TË FESTËS SHTETËRORE 11 TETOR - DITA E KRYENGRITJES NACIONALE

I nderuari kryetar i Republikës së Maqedonisë z.Gjorge Ivanov,
I nderuari kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z.Nikolla Gruevski,
I nderuari kryetar i Shoqatës së luftëtarëve të LNÇ, z.Todor Atanasovski,
Të nderuar pjesëmarrës në Luftën Nacionalçlirimtare,
Të nderuar deputetë, ministra, përfaqësues të bashkësive fetare, Ekselenca juaj, zonja dhe zotërinj,

Duke e festuar ditën e sotme, si festë e kombit dhe shtetit tonë, edhe njëherë e çojmë në vend amanetin e shkruar me gjak nga PARTIZANËT MAQEDONAS!
Duke festuar flijimin e tyre për çështjen e pavarësisë dhe lirisë së Maqedonisë, edhe njëherë pohojmë se populli ynë posedon forcë që të hapërojë drejt përjetësisë!
Nuk ekziston dëshmi më e madhe se zemra e Maqedonisë e cila rreh më fortë se kurrë, kur me krenari në liri mund të përkujtojmë besëlidhjen e luftëtarëve të rinj, të formuluar me sintagmën: "LIRI OSE VDEKJE!".
Fjalë të cilët dërguan porosi të qartë te të gjithë, sytë e të cilëve ishin drejtuar kah Maqedonia
.

Shenjë e sigurt dhe e qëndrueshme se fatet e Maqedonisë dhe popullit maqedonas janë të pandarë.

Qëndrimi i tillë i fortë i luftëtarëve tanë është çelësi për mbijetesën dhe tejkalimin e të gjithë tentimeve për shuarjen e identitetit nacional maqedonas.

Lufta heroike dhe e sinqertë për të drejtat themelore dhe për një të ardhme të ndritur nuk njeh kurrfarë kufiri.

Të nderuar luftëtarë,

MAQEDONIA I PËRKULET VPERËS SUAJ!
PRANDAJ, DËSHIROJ QË NGA KY VEND TË NËNVIZOJ SE SIMBOLIKA E 11 TETORIT ËSHTË JASHTËZAKONISHT E MADHE.

Kjo është dita kur u korr fitore në njërën prej betejave më të mëdha historike të popullit të Maqedonisë në rrugën drejt ardhmërisë së ndritur.

Kjo ditë e shënon fillimin e luftës finale për lirinë e Maqedonisë.
Partizanët duke besuar në qëllimet e tyre, me përkushtim luftuan për Maqedoni të lirë dhe të pavarur.
Liria e Maqedonisë për to ka qenë dhe ende është mision i shenjtë i denjë për viktimë më e madhe.
Angazhimet dhe përkushtimet në këtë ide më së mirë shihen nëpërmjet veprave të tyre të shumta.
Besëlidhja, të mos ndërpritet derisa çdo qytet maqedonas dhe çdo fshat maqedonas nuk çlirohet nga dushmanët e popullit tonë, është dëshmia më e madhe për dashuri ndaj Atdheut!

VETËM BIJTË DHE BIJAT E MAQEDONISË MUND TË PËRBALLOJNË EDHE ATËHERË KUR ËSHTË VËSHTIRË!
VETËM ATO MUND TA SAKRIFIKOJNË VETVETEN E TYRE, MEQË BËHET FJALË PËR SHTËPITË DHE FAMILJET E TYRE, PËR VENDIN E TYRE!
NJËKOHËSISHT LIDHJA VËLLAZËRORE ME TË GJITHË ATO TË CILËT NUK I MENDOJNË KEQ MAQEDONISË DHE POPULLIT MAQEDONAS ËSHTË DËSHMI PËR RËNDËSINË DHE NJERËZINË.

Në periudhën kur raca njerëzore si asnjëherë deri në atë kohë u nda, anëtarët e  lëvizjes nacionalçlirimtare luftonin për të drejtat dhe liritë e të gjithë popujve vëllazërore. 
Raporti i tillë ndaj atyre që janë më ndryshe se vetvetja është esenca e frymës maqedonase.
Populli ynë është mirë i njohur për nga dhënia e ndihmës ndaj atyre që u nevojitet, diçka që është e shkruar edhe në histori.

Të jesh i drejtë është njëra nga dinjitetet më të mëdha të racës njerëzore!
E liga dhe urrejtja asnjëherë nuk kanë sjellë dobi.
Ato paraqesin barrë që e bëjnë shpirtin të mos ndjehet e lirë.
Qetësia e cila vjen nga sinqeriteti është e pazëvendësueshme para vetes dhe Zotit.

Pa marrë parasysh vështirësitë të cilët hasen gjatë jetës, asnjëherë nuk duhet harruar se gëzimi i dikujt nuk guxon të ndërtohet mbi gëzimin e dikujt tjetër.
Principi i tillë është pasqyrë e vlerave për të cilat angazhohen edhe partizanët.

BARAZIA E POPUJVE!
TË DREJTA DHE LIRI TË NJËJTA PËR TË GJITHË NJERËZIT!
TRAJTIM I BARABARTË I TË GJITHËVE PA DALLIM TË PËRKATËSISË SË TYRE ETNIKE OSE FETARE!

Të dashur miq,

KAÇKM-i ishte kulmi i Luftës Nacionalçlirimtare.
Themeli i tij ishte pikërisht 11 tetori. 
Kjo ditë e shënoi fillimin e luftës maqedonase.
Në këtë ditë u vërtetuan principet në bazë të të cilave zhvillohej kjo luftë.

LUFTA PËR LIRI,
ÇLIRIMI NACIONAL,
DREJTËSIA SOCIALE PËR TË GJITHË TË CILAT DËSHIROJNË TË JETOJNË NË MËNYRË VËLLAZËRORE NË KËTË VEND,
DHE ASNJËHERË TË MOS PËRSËRITET E LIGA TË CILËN E SJELL LUFTA, NDËRSA TË MBAHET PAQJA DHE PROSPERITETI I POPUJVE! 

Në Maqedoninë moderne, qartë pasqyrohen vlerat të cilat i ka mbjellë lufta nacionalçlirimtare.
Sot ne jetojmë pikërisht sipas mënyrës së angazhimit të tyre.
Populli maqedonas jeton në paqe me të gjitha popujt të cilët i respektojnë principet e vëllazërisë, barazisë dhe solidaritetit.
Respekti i ndërsjellë është themel për marrëdhënie të mira dhe bashkëjetesë.
Ato janë vlera të cilat ne asnjëherë nuk do t'i lëshojnë dhe të cilat janë rrënjosur thellë në historinë tonë.

TË GJITHË SOT ME KRENARI PËRKUJTOJMË SUKSESIN E MADH NË ATË DITË TË GJYKIMIT - 11 TETORI 

Zonja dhe zotërinj,

Për herë të parë në histori, Maqedonasit kanë shtetin e tyre dhe qëllimet e tyre më qartë i theksojnë nëpërmjet dëshirës për paqe dhe përjashtimit nga të gjitha veprimet luftarake të cilat atëbotë e shkretonin shtetin e përbashkët.
Përcaktimi i tillë i popullit tonë është dëshmi e mjaftueshme për dashurinë paqësore të Maqedonisë.
Në të vërtetë, ato të cilët dinë se çfarë do të thotë të luftosh, të humbasësh të afërmit, të vritet një i huaj, e dinë se lufta është opsioni i fundit.

Urtësinë të cilën populli ynë e ka fituar nëpër shekuj, flet se arma merret në dorë vetëm atëherë kur nuk ka rrugëdalje tjetër.
Ne e dimë se kombet e civilizuara dhe të arsimuara gjithmonë dallimet i zgjidhin në tryezë, e jo në fushëbetejë.

Përkushtimi i tillë ndaj paqes është veçori e gjithë popullit tonë, popullit maqedonas dhe të gjithë komuniteteve etnike që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Ky përkushtim edhe sot pasqyrohet përmes përfshirjes në luftën botërore për të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë popujt.

Maqedonia, duke vepruar në bazë të principeve dhe duke u udhëhequr nga ideologjia e partizanëve gjithmonë do të jetë në anën e drejtësisë dhe lirisë.

Ne besojmë në barazi dhe liri të çdo qenie njerëzore.

Ato ideale tona përputhen me ato të aleancës së NATO-s, që është edhe shkaku kryesor për miqësinë dhe lidhjen e suksesshme me vendet-anëtare të kësaj organizate.

Ne gjithmonë do t'u përmbahemi këtyre principeve, megjithëse jo gjithmonë na është kthyer njësoj.
E njëjta ka të bëjë edhe me sjelljen tonë ndaj vendeve të BE-së.

Ai ideal për barazi dhe bashkim të popujve evropianë, kundruall historisë së përgjakur shekullore në këtë kontinent të vjetër, duhet doemos të mbijetojë dhe t'i tejkalojë të gjithë vështirësitë me të cilat ballafaqohet.

Asgjë në këtë botë nuk është e përkryer dhe as lehtë për t'u realizuar. Por me qëndrueshmëri, të qenët principiel dhe me solidaritet, besoj se ky projekt i çmuar i cili u vuri fund konflikteve shekullore dhe gjakderdhjes së pafund, duhet patjetër të jetë i suksesshëm.

Duhet të punohet shumë në drejtim të përsosjes dhe demokratizimit të këtij projekti.

Republika e Maqedonisë, si në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen, do të mbetet e përkushtuar në proceset eurointegruese.

SOT RAPORTI I PUBLIKUAR PËR PROGRESIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ËSHTË VËRTETIMI MË I FUQISHËM DHE MË I MIRË PËR KËTË QË E FLAS!

Maqedonia punon me sinqeritet dhe me përkushtim në realizimin e kësaj ideje fisnike!

PRANIMI NGA ANA E BE, PËRMES DOSJES SË PASTËR TË MAQEDONISË ËSHTË SINJAL I FUQISHËM PËR RRUGËN E DREJTË DREJT SË CILËS HAPËROJMË!
REFORMAT DHE MODERNIZIMI NUK KANË ALTERNATIVË!
REÇETA MË E MIRË PËR KËTË ËSHTË PIKËRISHT BASHKIMI EVROPIAN!

Të vazhdojmë edhe në vitet e ardhshme të punojmë në tregimin tonë evropian.
Duhet patjetër të vazhdojmë të angazhohemi me gjithë forcën dhe diturinë.
Duhet patjetër të bëjmë çmos!

VALORIZIMI I SOTËM NGA ANA E KOMISIONIT EVROPIAN PËR ANGAZHIMET TONA, LE TË JETË STIMUL PLOTËSUES PËR TË GJITHË NE QË TË PUNOJMË ENDE MË SHUMË NË PERIUDHËN QË VIJON!

Zonja dhe zotërinj,

Për në fund, më lejoni që edhe njëherë t'i përmend luftëtarët për aktualitetin tonë.

Përveç udhëheqësve të mëdhenj ushtarak të cilët shpesh i përmendim, në këtë ditë dëshiroj t'u përulemi edhe heronjve të shumtë anonimë të luftës maqedonase për liri dhe pavarësi.

Emrat si, Metodija Andonov-Çento, Mihajllo Apostollski, Kuzman Josifovski-Pitu, Stiv Naumov, Josiv Josifovski, Kosta Solev-Racin, Hristijan Todorovski-Karposh, si dhe të tjerë si këto - DO TË JENË PËRJETËSISHT TË SKALITUR NË HISTORINË E MAQEDONISË DHE POPULLIT MAQEDONAS.

Megjithatë, përveç tyre, në këtë ditë, duhet patjetër t'i përmendim edhe ato pa të cilët revolucionarët e mëdhenj nuk do të kishin mundur ta fitojnë betejën për Maqedoninë!
Burrat, gratë, bile edhe fëmijët, të cilët me kontributin e tyre e kanë përkrahur luftën maqedonase për të drejtat dhe barazi me popujt tjerë, me të cilët krah për krah luftonim në luftën antifashiste.

Te dashur miq,

E KRIJUAM MAQEDONINË TONË TË PAVARUR DHE AJO ËSHTË MË E FUQISHME SE KURDO QOFTË!

Të gjithë këto, edhe krahas trysnisë, frikësimit dhe torturimit të ushtruar nga armiqtë, jo vetëm ndaj Maqedonisë, por edhe ndaj njerëzimit, sot qëndroni këtu si Maqedonas.
Njerëzit me identitet të tyre, me kulturë të tyre flasin për ekzistimin shekullor të një populli të madh dhe të lavdishëm.

KUR FQINJËVE OSE VENDIT TONË DO T'U NEVOJITET NDIHMË DHE PËRKRAHJE, TË PËRKUJTOJMË ATO VIKTIMA NË KOHËRAT SHUMË MË TË VËSHTIRA SE ATO TË SODIT.

LE TË NA UDHËHEQIN KËTO SHEMBUJ DHE LE TË NA DREJTOJNË NË RRUGËN E MIRËSISË DHE DREJTËSISË.
TË PËRKUJTOJMË TË GJITHË ATO TË CILËT NUK KANË PYETUR PËR ÇMIM, PËR RREZIK OSE PËR VDEKJE.
NJERËZIT E RËNDOMTË, SI TË GJITHË NE, TË CILËT KANË BËRË ÇMOS PËR NJË TË NESËRME MË TË MIRË PËR MAQEDONINË DHE PËR BASHKATDHETARËT E TYRE.

PRANDAJ, NË KËTË DITË, NË SHENJË NDERI PËRULEMI PARA VEPRAVE TË TYRE, TË CILAT E MUNDËSUAN ARDHMËRINË TË CILËN NE E JETOJMË, NDËRSA PËR TË CILËN ATO ËNDËRRONIN.

LAVDI TË PËRJETSHME HEROJVE E NJOHUR DHE TË PANJOHUR NGA PERIUDHA EPIKE E LUFTËS NACIONALÇLIRIMTARE MAQEDONASE! 

LE TË JETË I PËRJETSHËM DHE I MËSHIRUAR NGA ZOTI ATDHEU YNË - REPUBLIKA E MAQEDONISË.

JU FALEMINDERIT!

 

Click