Aktivitetet



E mërkurë, 23 maj 2012

KONTRIBUTI I KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE NË ZHVILLIMIN E PËRMASAVE MULTIKULTURORE DHE MULTIETNIKE TË SHOQËRISË MAQEDONASE

Zëvendëskryetarja e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj.Marinella Tusheva, u takua me znj.Barbara Pramer, kryetare e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, lidhur me marrëdhëniet ndërmjet bashkësive në Republikën e Maqedonisë dhe përforcimin e dialogut politik lidhur me këtë çështje nëpërmjet Komitetit.

Në takimin ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komitetit: znj. Sillvana Boneva, z. Talat Xhaferi, z.Orhan Ibrahimi dhe z, Kenan Hasipi, si dhe SH.T Tomas Mihael Baer, ambasador i Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë dhe SH.T.  Gjorgji Filipov, ambasador i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Austrisë. 

Në fillim të takimit, znj.Tusheva e sqaroi rolin dhe përbërjen e Komitetit, duke theksuar se në punën e deritanishme, Komiteti u tregua dhe vërtetoi se ka rol të madh, por edhe përgjegjësi në realizimin e të drejtave të përgjithshme dhe të veçanta të bashkësive nacionale, përkatësisht të pjesëtarëve të bashkësive nacionale. 

Në atë mënyrë, Komiteti jep kontribut në zhvillimin e përmasave multikulturore dhe multietnike të shoqërisë maqedonase për bashkëjetesë të vërtetë të të gjithë qytetarëve, si dhe për përforcimin e demokracisë parlamentare në Republikën e Maqedonisë. 

Anëtarët e pranishëm të Komitetit theksuan se i vlerësojnë përpjekjet e Republikës së Austrisë për përkrahjen e Republikës së Maqedonisë lidhur me të gjitha çështjet dhe presin që në të ardhmen të përforcohet pozicioni i Komitetit kur janë në pyetje marrëdhëniet ndërmjet bashkësive.

Kryetari i Këshillit Nacional Austriak fliste për shembujt pozitivë në Republikën e Austrisë lidhur me realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të bashkësive etnike duke theksuar se Republika e Austrisë ka Ligj për bashkësi etnike i cili është në proces të përmirësimit.

Në fund të takimit, znj.Marinella Tusheva, duke e përshëndetur përkrahjen e znj.Barbara Pramer, shprehu falënderim në emrin e saj personal dhe në emër të të gjithë anëtarëve të Komitetit, për interesin dhe dëshirën për vizitën e Parlamentit Maqedonas, veçanërisht për takimin me anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
 

 

Click