Aktivitetet



E mërkurë, 28 mars 2012

KROACIA ME PËRKRAHJE TË PËRHERSHME NDAJ MAQEDONISË

Kryetari i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, z. Fijat Canovski, sot realizoi takim me z. Boris Shprem, kryetar i Parlamentit të Kroacisë.

Në takimin, nga pala maqedonase, ishin të pranishëm deputetët: znj.Bllagorodna Duliq, z. Kenan Hasipi, z. Ljubisav Ivanov - Xingo, z. Talat Xhaferi, znj.Vesna Bendevska dhe z. Vllatko Gjorqev.

Kryetari, z. Fijat Canovski, u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe theksoi se këtë takim e sheh si miqësor dhe si mundësi për këmbimin e përvojave ndërmjet të dy vendeve në më shumë sfera, në veçanti në pjesën e integrimeve në BE.

Z.Canovski shprehu falënderim ndaj Kroacisë për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ofron Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s dhe e cila do të vazhdojë edhe më tutje, në vigjilje të samitit në Çikago.  

Të pranishmit ranë dakord se ndërmjet këtyre dy vendeve nuk ka çështje të hapura, marrëdhëniet janë miqësore dhe vetëm se duhet të përforcohen, ndërsa këto dy shtete i lidh historia e përbashkët e Ballkanit.

Në takimin u theksua se në të ardhmen ky bashkëpunim duhet të thellohet dhe si i tillë të orientohet në sferën e kulturës dhe biznesit, gjithashtu u sugjerua të shfrytëzohen përvojat e Kroacisë në sferën e turizmit, bujqësisë, infrastrukturës dhe ndërtimtarisë. 
 

 

Click