Aktivitetet



E martë, 16 tetor 2012, Nikozi, Qipro 
 
KRYETARI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, Z.HAJRULLA MISINI NË KONFERENCË TË KOSAK-ut

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Hajrulla Misini i cili merr pjesë në Konferencën dyditore (14-16 tetor) të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-së (KOSAK), e cila mbahet në kuadër të kryesimit të Qipros të BE-së në Nikozi, diskutoi për Prioritetet e këtij kryesimi, ndërsa fjalim hyrës mbajti zëvendësministri i Çështjeve Evropiane të Qipros, z.Andreas Mavrojanis. 

Misini u përqendrua në pjesën e prioriteteve, lidhur me politikën e zgjerimit të BE-së, e cila është një prej politikave më të suksesshme të BE-së, me ç'rast potencoi rëndësinë që Republika e Maqedonisë në samitin e ardhshëm të Këshillit të BE-së që do të mbahet në dhjetor, të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. 

Në atë drejtim ai theksoi përkushtimin e vendit për implementimin e reformave të nevojshme me qëllim të arritjes së standardeve evropiane. Z.Misini gjithashtu përkujtoi se Maqedonia për së katërti herë merr rekomandim nga ana e Komisionit Evropian dhe se këtë vit morëm raport më të mirë për progresin e vendit, si rezultat i përkushtimit tonë për arritjen e vlerave evropiane. Fillimi i negociatave do të sjellë impuls të ri për zhvillim të mëtutjeshëm të proceseve eurointegruese në vend, por do të kenë edhe ndikim pozitiv edhe në stabilitetit e rajonit.

Zëvendësministri i Çështjeve Evropiane, z.Mavrojanis, duke u fokusuar në diskutimin e Misinit dhe në kontekst të politikës evropiane për zgjerim të mëtutjeshëm, theksoi se Qiproja ka qëndrim pozitiv për zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së, por duhet të kihet parasysh edhe situata aktuale në BE lidhur me krizën ekonomike. Ai theksoi se duhet doemos pasur parasysh edhe pengesat ekzistuese reale në rrugën drejt BE-së.

Në fund të Konferencës kryetari i komisionit, z.Misini u takua me kryetarët e komisioneve për çështje evropiane të Sllovenisë, Bulgarisë dhe Letonisë, të cilët diskutuan për pasojat nga kriza aktuale ekonomike në BE, si dhe në vendet aspirante për anëtarësim në BE, ndërsa në atë kontekst edhe për përkrahjen e tyre të hapur për proceset eurointegruese të Republikës së Maqedonisë.

Click