Aktivitetet



E premte, 15 qershor 2012 
 
LETËR NGA DEPUTETI ANTONIO MILLOSHOSKI PËR KRYETARIN E KOMISIONEVE PËR PUNËT E JASHTME TË VENDEVE-ANËTARE TË BE-SË
 
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme Antonio Milloshoski u dërgoi letër kolegëve të tyre, kryetarë të komisioneve për punë të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së, në të cilën i informon për Deklaratën dhe Rekomandimet e parlamentarëve ekonomik dhe maqedonas, në lidhje me procesin e integrimeve evropiane. 

Në letrën nënvizohet se në mbledhjen e dhjetë, Komiteti i Përzier Parlamentar e përshëndeti aktgjykimin e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë nga 5 dhjetor 2011 në lidhje me Marrëveshjen kohore dhe konstatoi se ky aktgjykim paraqet obligim për Greqinë që të mos e pengojë anëtarësinë e vendit në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ndër të tjerash Milloshoski në letrën theksoi:  "Respektimi i aktgjykimit të GJND-së nga ana e Greqisë, fillimisht është e rëndësishme për sundimin e së drejtës si parim themelor në BE, ndërsa çdo anëtare e BE-së duhet të jetë shembull për të. Si e dyta, zbatimi i aktgjykimit do t'i mundësojë Këshillit të BE-së ta përcjellë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe të miratojë vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë, gjatë vitit 2012. Përfundimisht, jam i bindur se respektimi i aktgjykimit të GJND-së dhe hapja e negociatave për anëtarësim do të japin kontribut të madh në dialogun greko-maqedonas për gjetjen e zgjidhjes rreth kontestit të emrit".

 

 

Click