Aktivitetet



E hënë, 27 shkurt 2012

Lituania përkrah anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Jani Makraduli, Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentet e Vendeve Baltike:  Republika e Estonisë, Republika e Letonisë dhe Republika e Lituanisë, Komisioni për Çështje Evropiane dhe Komisioni për Politikë të Jashtme, sot realizuan takim me Delegacionin e Kuvendit të Lituanisë, i kryesuar nga z.  Çesllovas Vitautas Stankeviçius, nënkryetar i Kuvendit të Lituanisë dhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.

Në takimin me nënkryetarin Makraduli, morën pjesë deputetët znj. Liljana Popovska dhe z.  Nexhati Jakupi, ndërsa Delegacioni i Lituanisë u përfaqësua nga z. Vitenis Povillas Andriukaitis, nënkryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, z.  Egidijus Varenkis, nënkryetar i Grupit Parlamentar për bashkëpunim me vendet e Ballkanit perëndimor dhe anëtar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Politikë të Jashtme dhe z.  Valerijues Simulik, anëtar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe të Drejtat e Njeriut dhe anëtar i Grupit parlamentar për bashkëpunim me vendet e Ballkanit perëndimor.

Nënkryetari Makraduli theksoi se Maqedonia mund të mësojë nga Komisioni për Çështje Evropiane të Lituanisë, dhe madje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të ketë një atmosferë pak të tensionuar gjatë shqyrtimit të ligjeve tuaja të cilat duhet të implementohen me ato të Evropës.  Ai nënvizoi se nevojitet të ketë bashkëpunim intensiv parlamentar që të shfrytëzohen leksionet e mësuara dhe të njëjtat të zbatohen, gjithashtu kërkoi të vazhdohet përkrahja për rrugën drejt NATO-s, që është garant i stabilitetit dhe sigurisë, por gjithashtu edhe garant i investimeve të mëdha të huaja.

 Z. Çesllovas Vitautas Stankeviçius theksoi se kontesti me emrin nuk ka filluar tani, por është një çështje që ka filluar që në të kaluarën.  Ai potencoi se janë të vetëdijshëm se nuk është lehtë të gjendet zgjidhje, por nëse Republika e Maqedonisë vazhdon të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore, të gjitha vendet e BE-së do ta përkrahin, gjithashtu theksoi përforcimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet të dy shteteve.

Më 24 janar 2012, Komisioni për Çështje Evropiane i Lituanisë kishte mundësi të flet në Komision me ç'rast propozoi rezolutë në të cilën kryesisë daneze do t'i propozojë skenar për fillimin e negociatave në qershor, pa parakushte për zgjidhjen e emrit, por do të hapen negociatat, ndërsa çështja e emrit do të mbetet të zgjidhet gjatë negociatave. 

Në takimin me Grupin parlamentar për bashkëpunim me Parlamentet e vendeve baltike, kryetarja e Grupit, znj. Liljana Popovska dhe anëtarët:  z. Mile Paçemski, z. Emilijan Stankoviç, znj, Tanja Tomiq dhe z.  Talat xhaferi, shprehën falënderim për vizitën, për pranimin e Republikës së Maqedonisë me emrin kushtetues dhe përkrahjen për anëtarësim në BE dhe NATO.

Deputetët maqedonas u sugjeruan mysafirëve se qëllimi i vetëm i të gjitha partive politike dhe qytetarëve maqedonas, është anëtarësimi në BE dhe NATO.  Ato bënë apel që Lituania me përvojat e saj t'i ndihmojë vendit tonë të inkuadrohet në familjen e madhe evropiane.

 Delegacionin i Lituanisë shprehu gatishmëri për ndarjen e përvojave të tij dhe paraqiti interes për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, për Marrëveshjen kornizë të Ohrit dhe përdorimin e gjuhës shqipe nëpër shkollat.

Të pranishmit u pajtuan se distanca gjeografike ndërmjet të dy vendeve nuk është pengesë për realizimin e bashkëpunimit të frytshëm dhe ushqyen shpresë se në të ardhmen ky bashkëpunim do të thellohet në më shumë sfera.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.  Arben Llabenishta dhe anëtarët z.  Gordan Georgiev, z.  Gjorgji Koxhabashiev, znj. Vlladanka Aviroviq, z.  Mile Paçemski dhe z. Pavle Trajanov, në takimin me mysafirët nga Lituania, i informoi për punën e Komisionit dhe u falënderuan për përkrahjen të cilën vendi i tyre e jep për Republikën e Maqedonisë për anëtarësimin e saj në BE dhe NATO.

Mysafirët theksuan se mund të jetë ndihmë e madhe për Maqedoninë nëse ajo vazhdimisht përsërit se nuk ka qëllime territoriale ndaj fqinjit jugor.  Edhe lituania ishte gjatë kohë në pritje për anëtarësim në BE dhe mundësinë e parë që iu dha për hyrje në BE nuk arriti ta realizojë, por këtë hapësirë kohore e shfrytëzoi duke punuar në reformat dhe të njëjtën ia rekomandon Maqedonisë, pra të punojë në reformat dhe të mos jep dorëheqje nga anëtarësimi në BE, theksuan mysafirët.

Gjithashtu, mysafirët nënvizuan se janë në dispozicion për bashkëpunim dhe kanë dëshirë për ndihmë sepse kanë ekspertë në Komisionin për Çështje Evropiane të cilat punojnë në këtë tematikë.

Delegacioni i Kuvendit të Lituanisë, në kuadër të vizitës, realizoi takim edhe me z.  Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe anëtarët:  z. Safet Bishevac dhe z.  Igor Ivanovski, znj. Deshira Imeri, z.  Vlladimir Gjorçev dhe znj. Liljana Popovska,

 Z. Nikollovski shprehu kënaqësi nga takimi si mundësi që të pranishmit të përfitojnë një pasqyrë dhe të informohen mbi punën e Kuvendit.

Të pranishmit theksuan se Maqedonia me përkushtim vazhdon me realizimin e reformave, prioritet strategjik i së cilës mbetet të jetë edhe më tutje integrimi në BE dhe NATO dhe ushqyen shpresë për respektimin e aktgjykimit të paradokohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.  

Gjithashtu, ato u pajtuan se për Republikën e Maqedonisë nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së dhe NATO-s dhe duhet doemos të gjendet mënyrë për fillimin e negociatave, meqë kjo është çështje e rëndësishme për ne, por edhe në interes të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Click