Aktivitetet



E Mërkurë, 11 korrik 2012

MAQEDONIA DHE INDIA - VENDE MIKE ME BASHKËPUNIM TË SUKSESSHËM

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Antonio Milloshoski, realizoi takim me ministrin shtetëror për Punët e Jashtme të Indisë, znj.Prenit Kor.

Në fillim të takimit, z.Milloshoski, u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, shprehu falënderim për vizitën e parë të llojit të tillë si dhe shprehu falënderim që India e ka pranuar Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.

Ai u përqendrua edhe në bashkëpunimin me Indinë, madje duke theksuar kushtet më të volitshme për investimin në vendin tonë.

Zonja Kor shprehu kënaqësi nga mikpritja në Maqedoni dhe takimet të cilat i ka realizuar këtu, por edhe gjatë vizitave të delegacioneve maqedonase në Indi.

Ajo gjithashtu, e theksoi bashkëpunimin e mirë në më shumë sfera ndërmjet të dy shteteve, marrëveshjet e nënshkruara, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme me ambasadën maqedonase në Nju Dellhi.

Në takimin u diskutua edhe për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, si problem global, me ç'rast z.Milloshoski e theksoi përkrahjen e fuqishme të cilën Republika e Maqedonisë ia jep Indisë në këtë fushë.

Duke e parë shpejtësinë me të cilën lëvizin punët në bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha nivelet, të dy palët shprehën bindje se kjo jo vetëm që do të vazhdojë në të ardhmen, por do të jep edhe rezultate të shkëlqyeshme.

Në frymën e miqësisë, të pranishmit diskutuan për dy personalitete të shquara historike nga Maqedonia, Aleksandri i Madh dhe Nënë Tereza, që i lidhin të dy vendet dhe të cilat kanë rëndësi të madhe për to.

Click