Aktivitetet



E martë 11 shtator 2012

MAQEDONIA DHE IZRAELI - SHTETE ME BASHKËPUNIM TË FRYTSHËM

Deputeti Pavle Trajanov, në cilësi të kryetarit të Grupit Parlamentar me Parlamentin e Izraelit, sot u takua me SH.T. Jozef Amrani, ambasador i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Izraelit për Republikën e Maqedonisë, me seli në Zagreb.

Në takimin, z. Pavle Trajanov ambasadorit të sapoemëruar i dëshiroi punë të suksesshme dhe e informoi mbi punën e Parlamentit, me ç'rast theksoi se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ekziston Grup parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Izraelit dhe se Parlamenti ka bashkëpunim të mirë me Knesetin e Izraelit. 

Të dy shtetet kanë bashkëpunim të mirë në sferën e bujqësisë, turizmit, mjekësisë, ndërsa ka edhe mjaft të rinj që dëshirojnë ta vazhdojnë shkollimin e tyre në Izrael.  Ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunimin e mëtejmë produktiv, theksoi z.  Trajanov.

H.T. Jozef Amrani theksoi se parlamentet kanë rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e plota ndërmjet të dy shteteve dhe se janë nënshkruar shumë marrëveshje lidhur me ekonominë. Gjithashtu, ai potencoi se biznesmenët izraelitë janë shumë aktivë në Republikën e Maqedonisë dhe se ekzistojnë mundësi të mëdha për bashkëpunim në sferën e bujqësisë.

Ambasadori informoi se e ka vizituar Qendrën memoriale të holokaustit, dhe sipas tij vetë akti i hapjes së kësaj qendre është i rëndësishëm dhe jep porosi te gjeneratat e reja në rajon që të mos harrohet ajo që ka ndodhur.

Sipas tij, Qendra duhet të shndërrohet në qendër për tolerancë dhe mirëkuptim në të cilën do të realizohen trajnime për të rinjtë në përgjithësi për tolerancën.
 

 

Click