Aktivitetet



E mërkurë, 4 prill 2012

MAQEDONIA DHE SHQIPËRIA ME QËLLIM TË PËRBASHKËT STRATEGJIK - BE

Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, z. Orhan Ibrahimi dhe anëtarët: z.Avdija Pepiq, z.Gjorgji Koxhabashiev, z. Mitre Veljanoski, znj. Flamure Demiri-Kreci dhe z.Xhevat Ademi, sot realizuan takim me znj.Jozefina Çoba Topalli, kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në takimin, nga ana e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë ishin të pranishëm deputetët: z. Arben Ahmetaj, z. Bedri Hoxha, z. Ismail Hoxha dhe znj.Mimi Kod'heli, ndërsa në shoqërim të vazhdueshëm ishte ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë, SH.T. Vele Trpevski dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë. SH.T. Arben Çejku.

Kryetari i Grupit parlamentar, z. Orhan Ibrahimi, në fillim të takimit shprehu kënaqësi nga vizita e znj.Topallit, duke theksuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësore ndërmjet të dy shteteve.

Ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë janë nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh dhe ratifikimesh të cilat mbulojnë sfera dhe çështje të ndryshme, ndër të cilat ekonominë dhe tregtinë, si dhe iniciativat të cilat janë ngritur ndërmjet të dy Qeverive

Nga takimi doli edhe iniciativa për intensifikimin dhe zmadhimin e bashkëpunimit ndërmjet trupave punues të të dy parlamenteve lidhur me çështjet për arsim.

Integrimi në BE dhe NATO mbetet edhe më tutje qëllim strategjik për Republikën e Maqedonisë.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj.Topalli, shprehu kënaqësi për mirëpritjen dhe mundësinë për diskutim të hapur dhe shkëmbim idesh. Gjithashtu, ajo e ftoi Grupin parlamentar për bashkëpunim për ta vizituar Parlamentin e Shqipërisë. 

Znj.Topalli theksoi se në kohën e globalizimit dhe integrimit nuk ka zgjidhje tjetër dhe më të mirë përveç integrimit në BE dhe NATO, si nxitje për intensifikimin e reformave, arritjen e standardeve të BE-së, veçanërisht në sferën e arsimit.
 

 

Click