Aktivitetet



E martë, 8 maj 2012

MAQEDONIA DUHET SA MË SHPEJTË TA PËRFUNDOJË DIALOGUN PASMONITORUES

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive sot realizuan takim me nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Robert Vallter, raportues për dialogun pasmonitorues me Republikën e Maqedonisë.

Në përbërje të Delegacionit ishin: shefi i Delegacionit, z. Aleksandar Nikollovski, anëtari z. Igor Ivanovski dhe zëvendësanëtarët: z. Aleksandar Spasenovski dhe znj.Sonja Mirakovska.

Shefi i Delegacionit, z. Nikollovski, në fjalimin përshëndetës shprehu falënderim për vizitën e raportuesit Vallter, veçanërisht në një periudhë të rëndësishme për Maqedoninë - samiti i ardhshëm i NATO-s.

Implementimi i Rezolutës 1213(2000) për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve nga ana e Republikës së Maqedonisë, ngjarjet pas zgjedhjeve, implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit në nivel lokal, monitorimi i gjendjeve dhe ndikimit të incidenteve të paradokohshme ndëretnike, reformat në administratën publike dhe gjendja e medieve, ishin tema që u diskutuan ndërmjet të pranishmëve në takimin dhe raportuesit Vallter. 

Nikollovski informoi edhe për vizitën e djeshme të z. Shtefan File, komisar për zgjerim dhe politikë fqinje evropiane të Komisionit Evropian dhe Dialogun e filluar aderues në nivel të lartë.

Në kuadër të vizitës, z. Vallter realizoi takim edhe me z. Iilija Kitanovski, kryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj. Svetllana Jakimovska, zëvendëskryetare, anëtarët: znj. Sillvana Boneva, z. Antonio Milloshovski, z. Kenan Hasipi, z.Aleksadar Nikolloski, znj.Ana Pavllovska-Daneva, znj. Vesna Bendevska dhe zëvendësanëtarët: znj. Suzana Anova, z.Trajço Dimkov, Romeo Trenov, z.Rejhan Durmishi dhe z.Talat Xhaferi. 

Kryetari i Komisionit, z. Ilija Kitanovski, shprehu falënderim për takimin, ndërsa njëkohësisht edhe i informoi të pranishmit mbi përbërjen dhe punën e Komisionit.

Raportuesi Vallter theksoi se funksionimi i parlamentit dhe demokracisë parlamentare është i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë dhe është simbol për shoqërinë demokratike.

Si përkrahës i fuqishëm për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, z.Vallter shprehu dëshirë që Maqedonia sa më shpejtë ta përfundojë dialogun pasmonitorues dhe të jetë pjesë e familjes së BE-së.

Click