Aktivitetet



E hënë, 18 qershor 2012

MAQEDONIA - LIDER NË RAJONIN NË ZBATIMIN E REFORMAVE RREGULLATORE EKONOMIKE 

Fondacioni vestministër për demokraci, më 14 qershor 2012, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e paraqiti Draft-programin e ri rajonal për Ballkanin perëndimor, me temë "Parlamentet dhe Reformat rregullatore të kornizës juridike ekonomike".       

Në këtë seance mbajtën fjalim: z. Aleks Romanjuk, drejtor për programet në Evropë dhe Azinë Qendrore të Fondacionit Vestministër për Demokracinë. 

Ai theksoi se bashkëpunimi me deputetët në Republikën e Maqedonisë është veçanërisht e rëndësishme dhe si rezultat i tij është arritur progres i rëndësishëm dhe atë më së shumti në miratimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe formimin e Institutit parlamentar. 

Njëkohësisht, u theksua se Republika e Maqedonisë është lider në zbatimin e reformave rregullatore ekonomike.

Prezantimin me temë "Parlamentet dhe reformat rregullatore të kornizës juridike ekonomike" e bëri znj.Sllavica Penev, hulumtuese e lartë në Institutin për shkenca ekonomike në Beograd dhe eksperte në Bankën Botërore. 

Prezantimi kishte të bëjë me progresin dhe reformat në vendet e Ballkanit Perëndimor. U theksua se sipas të dhënave të më shumë institucioneve relevante, Republika e Maqedonisë është lider në progresin dhe zbatimin e reformave në rajon.

Në prezantimin ishin të pranishëm kryetarë dhe anëtarë të Komisionit për Çështje Ekonomike, Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit për Çështje Evropiane, koordinatorët e Grupeve parlamentare, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësues të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Fjalim hyrës dhe falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhanë zëvendëskryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, znj.Vlladanka Aviroviq, kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet, z. Marjanço Nikollov dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini.
 

 

Click