Aktivitetet



E hënë, 9 korrik 2012, Limasoll, Republika e Qipros

MAQEDONIA NË VAZHDIMËSI JEP REZULTATE NGA REFORMAT

Gjatë kohës së takimit përgatitor të kryesimit të 48-të të KOSAK, i cili mbahet sot në Limasoll, Republika e Qipros, në kuadër të kryesimit të Qipros me BE-në, merr pjesë edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Hajrulla Misini.

Kryeministri për Çështje Evropiane i Qipros, z. Andreas Mavrojanis, prezantoi programin dhe prioritetet e kryesisë së Qipros, me ç'rast potencoi se për këto gjashtë muaj Evropa do të tentojë të bëhet më e fortë, më kompatibile dhe shumë më efikase, me qëllim që ta tejkalojë krizën financiare dhe ta vërtetojë rolin e saj të aktores serioze në politikën botërore globale.

Ai u përqendrua edhe në zgjerimin, si segment i rëndësishëm nga prioritetet e kryesisë së Qipros, me ç'rast theksoi se ky proces duhet doemos të vazhdojë dhe se Qiproja do t'u jep përkrahje të fuqishme të gjithë vendeve që aspirojnë të anëtarësohen në BE.  Gjithashtu, theksoi se zgjerimi është projekt vizionar i cili do të përfundojë me Evropën e Bashkuar.

Kryetari i Komisionit, z.Hajrulla Misini, takimin e shfrytëzoi për t'u takuar me kolegët e tij nga parlamentet nacionale të vendeve-anëtare të BE-së, por gjithashtu edhe me kolegët nga parlamentet e vendeve-kandidate për anëtarësim në BE.  

Në të gjithë këto takime  u potencua angazhim i fortë që Republika e Maqedonisë të bëhet pjesë e familjes evropiane, si dhe shteti ynë në vazhdimësi të jep rezultate nga reformat, të cilat duhet doemos të valorizohen me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Takimi përfundon sot me miratimin e rekomandimeve dhe konkluzioneve.
 

 

Click