Aktivitetet



E martë, 24 janar 2012, Strazburg

MAQEDONIA PRET QË TË RESPEKTOHET VENDIMI I GJYKATËS DHE TË MARRË FTESË PËR ANËTARËSIM NË NATO

Në kuadër të seancës së rregullt të janarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (AP e KE) në Strazburg, deputeti Aleksandar Nikolloski, në cilësi të shefit të delegacionit maqedonas, mori fjalë me rastin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Fjalimi tij është i rëndësishëm sepse AP-ja e KE-së numëron gjithsej 636 deputetë (318 anëtarë dhe 318 zëvendësanëtare) nga parlamentet nacionale të 47 vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës.

Deputeti Nikollovski e informoi AP-në të KE-së për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me akuzën që e ngriti Republika e Maqedonisë ndaj Greqisë për mosrespektimin e Marrëveshjes kohore dhe bllokadën për anëtarësim në NATO në muajin prill të vitit 2008. Ai theksoi se Gjykata e ka pranuar argumentin e Republikës së Maqedonisë, se Greqia e ka shkelur nenin 11 paragrafi 1 i Marrëveshjes kohore nga viti 1995, duke e penguar anëtarësimin e RM-së në NATO që do të thotë se juridikisht Greqia nuk ka të drejtë ta pengojë anëtarësimin në NATO, gjithashtu informoi se për shkakun e njëjtë Greqia e bllokon edhe procesin e përafrimit të Republikës së Maqedonisë me BE-në. 

Deputeti Nikollovski theksoi se edhe krahas vendimit të tillë të Gjykatës, Greqia nuk tregon interes për zgjidhjen e kontestit dhe për respektimin e vendimit të Gjykatës. Ai gjithashtu nënvizoi se Greqia e refuzoi iniciativën e fundit të deputetit special të Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, z. Metju Nimic për takimin e të dy palëve me qëllim që të gjejnë zgjidhje lidhur me çështjen e emrit. Gjithashtu, informoi se në samitin e NATO-s në Çikago, në muajin maj të këtij viti, Maqedonia pret që të respektohet Vendimi i Gjykatës dhe të merr ftesë për anëtarësim në NATO. Deputeti Nikollovski u apeloi deputetëve të AP-së të KE-së që ta përkrahin Republikën e Maqedonisë në këtë drejtim, dhe theksoi se vendimet e Gjykatës deri më tani rregullisht janë respektuar si garanci e rendit ndërkombëtar dhe të drejtës ndërkombëtare.

 

 

Click