Aktivitetet



E hënë, 26 nëntor 2012

MBLEDHJA DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetekatërtë, e mbajtur sot, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (leximi i dytë).

Për Propozim-ligjin Komisioni shqyrtoi:

  • Amendamentin e nenit 1 për shtimin e pikës 8-b, pas pikës 8-a, të parashtruar nga deputetët Marjanço Nikollov dhe Mile Andonov, me numër arkivor 07-4209/2.

Amendamentin e arsyetoi deputeti Marjanço Nikollov.

Zëvendësministri i Financave nuk u pajtua me amendamentin e parashtruar.

Me katër vota "për" dhe gjashtë vota "kundër, Komisioni nuk e miratoi këtë amendament. 

Pas debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e RM-së. 

Click