Aktivitetet



E martë, 10 janar 2012

MBLEDHJA E DHJETË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dhjetë, të mbajtur më 9 janar 2012, shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në Instrumentin financiar për mbrojtje civile dhe Mekanizmin për mbrojtje civile të Bashkësisë. 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë në kontekst të procesit për anëtarësim në Bashkimin Evropian; 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës në sferën e arsimit dhe shkencës; 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Memorandumit ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Qeverisë së Republikës së Serbisë, Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për barazimin e borxhit të Republikës së Shqipërisë lidhur me barazimin e shumës së llogarive në kuadër të këmbimit të mallrave ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe ish-Republikës Federative të Jugosllavisë; 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtjen nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin; 
  • Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet vendeve-anëtare të rrjetit shëndetësor të Evropës Juglindore për aranzhmanet e vendit nikoqir për selinë e Sekretariatit të rrjetit shëndetësor të Evropës Juglindore.

Ne mbledhjen e Komisionit, në cilësi të të autorizuarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Goran Stefçevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi që t'i propozojë Kuvendit për t'i shqyrtuar Propozim-ligjet dhe të njëjtat t'i miratojë.


 

 

Click