Aktivitetet



E enjte, 17 maj 2012

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 12-të të mbajtur sot, si trup punues amë në lexim të dytë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për inspeksion të pyjeve dhe të gjuetisë; 

Në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, znj.Lençe Nikollovska, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave këtë propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtejmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 
 


 

Click