Aktivitetet



E martë 18 shtator 2012

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 19-të, të mbajtur sot, si trup punues amë në lexim të dytë shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtuar; 
2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinare .

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm: z. Ljupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Dejan Runtevski, drejtor i Agjencisë për ushqim dhe veterinari.

Zëvendëskryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashtruar gjithsej tre amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

Në debatin për amendamente morën pjesë deputetët: z.Pançe Orcev, z.Borçe Stavrov, z.Vanço Apostollov, z.Malisha Stankoviq, z.Save Maraçkov, z.Sllave Goshev, z.Ivon Veloçkovski, z.Romeo Trenov, z.Vasko Pashovski, si dhe ministri Dimovski.

Komisioni nuk miratoi asnjë nga amendamentet e parashtruar.

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinare, janë parashtruar 2 amendamente nga propozues të autorizuar të cilat Komisioni nuk i miratoi. 

Ne debatin për amendamentet morën pjesë deputetët: z.Pançe Orcev, z.Ivon Veliçkovski dhe drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, z.Dejan Runtevski.

Në bazë të nenin 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinare Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, shqyrtoi dhe miratoi 4 amendamente.

Pas debatit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave konkludoi që Propozim-ligji të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

 

Click