Aktivitetet



E marte, 6 mars 2012

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e dymbëdhjetë të mbajtur më 28 shkurt 2012, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për komunikacion të rregullt ajror ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
  2. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekst të procesit të aderimit në Bashkimin Evropian;  
  3. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik; 
  4. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për bashkëpunim në sferën e komunikacionit hekurudhor; 
  5. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndryshime dhe plotësime të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Maqedonisë për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve të lidhur më 19 shkurt 2008.
  6. Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shtetit Katar. 

Në mbledhjen, në cilësi të të autorizuarve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm: z. Goran Stevcevski, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe z. Zoran Petrov, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe z. Xvonimir Popoviq, këshilltar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në mbledhjen njëzëri u miratua amendamenti i nenit 1 të Propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për bashkëpunim në sferën e komunikacionit hekurudhor të parashtruar nga deputeti Antonio Milloshoski. 

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për t'i miratuar Propozim-ligjet e lartpërmendura.

Click