Aktivitetet



E mërkurë, 15 shkurt 2012

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 6, 7 dhe 8 shkurt e mbajti vazhdimin e parë dhe të dytë të mbledhjes së dymbëdhjetë. 

- Më 6 shkurt Komisioni si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:  Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për familje dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, të cilat i arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, z.  Ibrahim Ibrahimi, i cili theksoi se shkaku për ndryshimin e këtyre ligjeve është harmonizimi i tyre me ligjet tjera.

Në lidhje me të dy Propozim-ligjet, në bazë të nenit 141 paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni konstatoi se ekziston nevoja për miratimin e tyre, duke pasur parasysh parimet mbi të cilat bazohen Propozim-ligjet, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjet dhe mënyrat në të cilat propozohet rregullimi i tyre.

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni njëzëri për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për familje dhe me 9 vota "për" dhe 1 votë "të përmbajtur" për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, konstatoi se këto Propozim-ligje janë të pranueshme dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë, përkatësisht në lexim të dytë.
 
- Në Vazhdimin e parë të Mbledhjes së dymbëdhjetë, të mbajtur më 7 shkurt, Komisioni, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Radmilla Shekerinska, Gordan Georgiev, Natasha Savova, Igor Ivanovski, Tanja Tomiq, Ana Pavllovska - Daneva, Oliver Spasovski, Goran Mincev, Bllagoja Stojanovski, Samka Ibraimoski, Dragisha Miletiq, Marjanco Nikollov, Marinella Tusheva, Emilijan Stankoviq, Billjana Kazanxhiska, Mile Andonov, Gollupco Angellov, Stanka Anastasova, Andrej Petrov, Pance Orcev, Goran Sugareski, Cvetanka Ivanova, Save Marackov, Svetllana Mazgalloska - Vucetiq, Borce Stavrov, Jani Makraduli, Vesna Bendevska, Mitre Velljanoski, Erdogan Sarac, Divna Jofkovska - Eftimoska, Mende Dinevski dhe Stojko Paunovski, Tito Petkovski, Ivon Veliçkovski, Goran Misovski, Sonja Mirakovska, Nikollçe Acevski, Rejhan Durmishi, Fijat Canoski, Lençe Nikolovska, Mevmet Xhemajlloski dhe Safet Bishevac.  

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit e arsyetoi propozuesi, deputetja Cvetanka Ivanova, e cila theksoi se para një jave u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, por me këtë zgjidhje ligjore nuk janë pajtuar sindikatat, opozita dhe mediumet. 

Znj. Cvetanka Ivanova nënvizoi se me miratimin e zgjidhjes ligjore në mënyrë drastike zvogëlohen të drejtat e punëtorëve, në gjendje kur në Republikën e Maqedonisë ka përqindje e madhe e papunësisë dhe varfërisë. Ajo konsideron se nuk duhet të zvogëlohet periudha në të cilën punëtorët duhet të pranojnë kompensim në para, ndërsa kjo periudhë reduktohet prej 5 vitesh në 18 muaj.  
 
Mekanizmi mbrojtës që ofrohet, është kthimi i nenit 98 i Ligjit për marrëdhënie pune.  Sipas kësaj, punëdhënësi pas shpalljes së punëtorit për tepricë teknologjike nuk guxon që në vendin e njëjtë të punës të mos pranojë punëtor tjetër. 

Gjithashtu, propozohet edhe një mekanizëm, ku sipas këtij mekanizmi nëse paraqitet nevoja për plotësimin e vendit të njëjtë të punës për të cilin punëtori ka qenë i shpallur si teprisë teknologjike, atëherë përparësi për punësim të ketë punëtori i cili ka qenë i shpallur për tepricë teknologjike. 

Si mekanizëm për mbrojtjen e punëtorëve ofrohet futja e obligimit, sipas të cilit, punëtori i cili shpallet si tepricë teknologjike duhet të jetë i punësuar minimum 2 vjet te punëdhënësi i njëjtë. 

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, me 3 vota "për" dhe 6 vota "kundër", konstatoi se ky Propozim-ligj nuk është i pranueshëm dhe nuk duhet të jepet në lexim të mëtejmë, përkatësisht në lexim të dytë.

- Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale si trup punues amë, në Vazhdimin e dytë të Mbledhjes së dymbëdhjetë, të mbajtur më 8 shkurt, në lexim të parë shqyrtoi:  Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, të parashtruar nga deputetët: Radmilla Shekerinska, Gordan Georgiev, Natasha Savova, Igor Ivanovski, Tanja Tomiq, Ana Pavllovska - Daneva, Oliver Spasovski, Goran Mincev, Bllagoja Stojanovski, Samka Ibraimoski, Dragisha Miletiq, Marjanco Nikollov, Marinella Tusheva, Emilijan Stankoviq, Billjana Kazanxhiska, Mile Andonov, Gollupco Angellov, Stanka Anastasova, Andrej Petrov, Pance Orcev, Goran Sugareski, Cvetanka Ivanova, Save Marackov, Svetllana Mazgalloska - Vucetiq, Borce Stavrov, Jani Makraduli, Vesna Bendevska, Mitre Velljanoski, Erdogan Sarac, Divna Jofkovska - Eftimoska, Mende Dinevski dhe Stojko Paunovski, Tito Petkovski, Ivon Velickovski, Goran Misovski, Sonja Mirakovska, Nikollce Acevski, Rejhan Durmishi, Fijat Canoski, Lence Nikolovska, Mevmet Xhemajlloski dhe Safet Bishevac. 

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invlidor e arsyetoi propozuesi i autorizuar, deputetja Cvetanka Ivanova, e cila theksoi se me shlyerjen e nenit 203 në vitin 2007, bujqit e humbën të drejtën e realizimit të pensionit për periudhën prej dhjetë vjet, kontribut i cili është paguar por nuk është pranuar. 

Ajo i prezantoi kërkesat e bujqve, dhe atë, të kthehet neni 203, të mundësohet që bujqit ta paguajnë pjesën e mbetur e stazhit që u nevojitet për pensionim, të barazohen me të drejtën për sigurim pensional dhe invalidor, me çka do të kenë mundësi për të siguruar edhe pension familjar dhe invalidor, të lirohen nga pagimi i kamatës me vonesë për kontributet e paguara jo në kohë para vitit 2004. 

Gjithashtu, në këtë zgjidhje ligjore propozohet edhe precizimi i ndërprerjes së cilësisë si bujk individual. 

Në bazë te nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni me 4 vota "për" dhe 7 vota "kundër", konstatoi se ky Propozim-ligj nuk është i pranueshëm dhe nuk duhet te jepet në lexim te mëtejme, përkatësisht në lexim të dytë.
 
Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune - leximi I, e arsyetoi propozuesi i autorizuar, deputetja Vesnka Bendevska, e cila potencoi se në vitin 2008 opozita ka qenë jashtë Kuvendit dhe në atë periudhë, Qeveria dhe shumica parlamentare miratuan 146 ligje të cilat sollën pasoja të rënda të cilat i ndjejmë edhe sot. 

Në atë periudhë u shlye neni 98 i Ligjit për marrëdhënie pune, sipas të cilit, kur punëtori shpallet si tepricë teknologjike, si mekanizëm mbrojtës në ligjin themelor, është paraparë i njëjti punëdhënës në afat prej një viti të mos ketë të drejtë ta plotësojë vendin e punës me punëtor tjetër, përkatësisht, nëse ndjehet nevoja për plotësimin e vendit të njëjtë të punës, të kthehet punëtori i cili ka qenë i shpallur si tepricë teknologjike. 

Gjithashtu, theksoi se në muajin janar të këtij viti, shumica parlamentare votoi ligj për padrejtësi sociale, ku periudha për pranim potencial të kompensimit në rast të humbjes së vendit të punës për shkaqe afariste, është shkurtuar nga 60 muaj në 18 muaj. Sipas këtij propozimi, punëdhënësi vendin e punës duhet ta mbajë të zbrazët dy vjet, ndërsa nëse paraqitet nevoja për plotësimin e këtij vendi, ta kthejë punëtorin e njëjtë në atë vend pune.

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni me 3 vota "për" dhe 7 vota "kundër", konstatoi se ky Propozim-ligj nuk është i pranueshëm dhe nuk duhet të jepet në lexim të mëtejmë, përkatësisht në lexim të dytë.  

Click