Aktivitetet



E enjte, 15 mars 2012

MBLEDHJA E DYMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e 12-të të mbajtur më 29 shkurt, 2, 6 dhe 12 mars 2012, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për mbrojtje shëndetësore në lexim të dytë.

Për Propozim-ligjin u parashtruan gjithsej 194 amendamente, nga të cilat 24 u parashtruan dhe u miratuan nga Komisioni.

Në bazë të diskutimit, Komisioni me 6 vota "për" dhe 4 vota "kundër" konkludoi se Propozim-ligji për mbrojtje shëndetësore të përcillet në procedurë të mëtejshme. 

Click