Aktivitetet



E martë, 25 shtator 2012

MBLEDHJA E DYZETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e dyzetë të mbajtur sot, si trup punues amë e shqyrtoi:

Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë sipas Marrëveshjes për hua për Projektin "furnizim të mjeteve të reja tërheq[se dhe të tërhequra në HM Transport SHA-Shkup" e cila do të lidhjet ndërmjet Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe HM Transport SHA-Shkup (me procedurë të shkurtuar).

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin dha zëvendësministri i Financave, z.Nedim Ramizi. 

Ai theksoi se qëllimi kryesor i ligjit të propozuar është nevoja për ripërtëritjen dhe përmirësimin e gjendjes ekzistuese trenave me të cilat disponon HM Transport SHA-Shkup. Me riparimin dhe rikonstruktimin e trenave do të krijohen kushte për shërbime më cilësore për transportin e mallrave në kushte më të volitshme, me çka do të avancohet konkurrenca e HM Transport SHA-Shkup. Në kushte të krizës ekonomike botërore HM Transport lufton të mbijetojë në tregun nëpërmjet ofrimit të shërbimit për transport të mallrave në kushte të volitshme.   Nevojat për transport të udhëtarëve dhe mallrave në Republikën e Maqedonisë janë shumë më të mëdha se kapacitetet e me të cilat disponon HM Transport SHA-Shkup. Kjo bazohet në rezultatet e Studios së përpunuar për përmirësimin e produktivitetit dhe zvogëlimin e çmimit (2007-2008), në të cilën janë dhënë rekomandime që në deri në vitin 2013 të rikonstruktohet një pjesë e parkut të trenave të shoqërisë, me qëllim që të mbahet dhe zmadhohet vëllimi i vazhdueshëm i komunikacionit. 

Në kuadër të Projektit "Furnizim të mjeteve të reja tërheqëse dhe të tërhequra në HM Transport SHA-Shkup" do të bëhet furnizimi i katër garniturave trepjesëshe pasagjerësh me motor dizel, dy garnitura trepjesëshe pasagjerësh me motor elektrik, rikonstruktim të 5-6 lokomativëve elektrikë dhe 150 vagonëve për mallra të llojit të ndryshëm. Mjetet e nevojshme për realizimin e projektit janë 50.000.000 euro dhe këto mjete do të sigurohen për hua nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim.  Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim do të sigurojë grant mjete në shumë prej 1.761.000 euro, të dedikuara për zbatimin e Programit për efikasitetit energjetik. 

Mjetet do të dedikohen për përgatitjen e sistemit për menaxhim me sigurinë; përgatitjen dhe implementimin e programit për përforcimin institucional dhe për ndihmën e Njësisë për implementimin e projektit (NJIP). Republika e Maqedonisë e garanton shlyerjen e obligimeve dhe përmbushjen e dispozitave nga Marrëveshja për hua, që do të lidhet ndërmjet Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe HM Transport SHA-Shkup për financimin e Projektit "Furnizim të mjeteve të reja tërheqëse dhe të tërhequra në HM Transport SHA-Shkup" në shumë prej 50.000.000 euro, në afate dhe kushte të paraparë në Marrëveshjen për hua, nëse HM Transport SHA-Shkup nuk i përmbush dhe servison obligimet nga Marrëveshja për hua.  Huaja do t'i ndahet HM Transport SHA-Shkup me afat pagese prej 15 vitesh, përfshirë grejs periudhë prej 3 vitesh e 6 muajsh. Shkalla e kamatës është variabile dhe përbëhet nga EURIBOR-i gjashtëmujorësh i zmadhuar për margjinë prej 1%. Kamata do të paguhet në nivel gjysmë vjetor. 

Huaja do të paguhet në 23 këste gjysmë vjetore, çdo 20 mars dhe 20 shtator të vitit.  Në pajtim me rregullat e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, HM Transport SHA-Shkup si huamarrës ka për obligim që Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim t'i paguajë provizion të njëhershëm në shumë prej 1% nga shuma e huas, përkatësisht 500.000 euro, të cilat do të paguhen me mjete nga huaja.  Për shumën e mjeteve të patërhequra nga huaja, Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim do t'i paguhet provizion në lartësi prej 0.5% nga shuma e mjeteve të patërhequra nga huaja.  Provizioni i mjeteve të patërhequra do të paguhet në nivel vjetor.  Servisimin e huas do ta bëjë HM Transport SHA-Shkup nga të hyrat të cilat do t'i realizojë, në afate dhe kushte të përcaktuara në Marrëveshjen për hua.

Në debatin morën pjesë deputetët: z.Marjanço Nikollov, z.Dragan Cuklev, z.Stojko Paunovski dhe znj.Vlladanka Aviroviq.

Në fund të debatit Komisioni njëzëri konkludoi se në pajtim me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë përmbushur kushtet për përpilimin e Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë sipas Marrëveshjes për hua për Projektin "Furnizim me mjete të reja tërheqëse dhe të tërhequra në HM Transport SHA-Shkup" që do të lidhet ndërmjet Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe HM Transport SHA-Shkup.

Click