Aktivitetet



E mërkurë, 3 tetor 2012

MBLEDHJA E DYZETENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e dyzetenjë të mbajtur më 2 tetor, si trup punues amë e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për eksproprijim, të parashtruar nga deputetët Aleksandar Nikollovski dhe Liljana Zaturoska (me procedurë të shkurtuar). 

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin dha përfaqësuesja e propozuesve, deputetja Liljana Zaturoska. Ajo theksoi se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin dalin nga shkaqe dhe probleme reale me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe insistojnë që nëpërmjet ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit t'i shqyrtojnë kërkesat e tyre.

Duke u nisur nga fakti se ndryshimet nuk janë shumë të mëdha, propozohet që ligji të miratohet me procedurë të shkurtuar.

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në ligjin kanë për qëllim realizimin e pandërprerë të interesit publik me rëndësi për Republikën e Maqedonisë dhe për NJVL.

Ne debatin morën pjesë deputetët: z.Marjanço Nikollov, z.Jani Makraduli, z.Gjorgji Koxhabashiev dhe z.Mile Andonov dhe znj.Liljana Zaturoska.

Komisioni shqyrtoi gjithsej 6 amendamente të parashtruar nga deputetët: z.Marjanço Nikollov, z.Mile Andonov, Stojko Paunovski, z.Jani Makraduli, z.Pançe Orcev, z.Borçe Stavrov dhe z.Samka Ibraimoski.

Në fund të debatit, Komisioni nuk miratoi asnjë amendament.

Komisioni me gjashtë vota "për" dhe tre vota "kundër" konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë plotësuar kushtet për përpilimin e Propozimit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për eksproprijim.

Click