Aktivitetet



E premte, 30 nëntor 2012

MBLEDHJA E DYZETENJË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetenjë të mbajtur dje, si trup punues amë, shqyrtoi propozimet-ligjet në vijim:

  1. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion (leximi i dytë);
  2. Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për sistem hekurudhor (leximi i dytë);
  3. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm (leximi i dytë); 
  4. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor  (leximi i dytë); 
  5. Propozim-ligji për autokampe (leximi i parë); 
  6. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor (leximi i parë);
  7. Propozim-ligji për shitjen dhe dhënien me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë (leximi i parë).

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z.Tahir Hani, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për sistem hekurudhor dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm, kryetari i Komisionit, z.  Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se në pajtim me afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni, pa diskutim, konkludoi që këto Propozim-ligje të përcillen në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, Propozim-ligjin për autokampe, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të dëmshme në komunikacionin hekurudhor dhe rrugor dhe Propozim-ligjin për shitjen dhe dhënien me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Në fund, Komisioni për këto katër Propozim-ligje e miratoi konkluzionin në vijim: 

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji shqyrtoi Propozim-ligjet në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimeve mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhënieve themelore që rregullohen me ligjin dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1; i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 
Click