Aktivitetet



E premte, 21 dhjetor 2012

MBLEDHJA E DYZETETETË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e dyzetetetë, të mbajtur më 19 dhjetor 2012, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letra me vlerë (në lexim të parë). 

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin e parashtruar dha zëvendësministri i Financave, z.  Nedim Ramizi. 

Ai theksoi se kriza ekonomike botërore, në Republikën e Maqedonisë më së shumti ka ndikuar në tregun e letrave me vlerë, me ç'rast në vitet e fundit në mënyrë të konsiderueshme u zvogëlua vëllimi i tregtimit të Bursës maqedonase, si dhe vëllimi i letrave me vlerë me të cilat tregtohet.   

Në mënyrë që të tejkalohet gjendja e tillë e tregut me letra me vlerë, propozohen ndryshime dhe plotësime në Ligjin për letra me vlerë futet kuotim i detyrueshëm për shoqëritë aksionare të cilat do t'i plotësojnë kushtet të përcaktuara në Rregulloren për kuotim në Bursën e Maqedonisë. 

Me ndryshimet dhe plotësimet parashihet futje e detyrimit për shoqëritë aksionare të cilat momentalisht nuk kuotojnë në bursë, ndërsa nëse i plotësojnë kushtet për kuotim të përcaktuara në Rregulloren për kuotim në Bursë, të përfshihen në kuotim të detyrueshëm të Bursës. Detyrimi për kuotim të detyrueshëm parashihet të zbatohet në periudhë prej pesë vitesh. 

Futja e kuotimit të detyrueshëm do të ketë efekte pozitive mbi transparencën e shoqërive aksionare, zhvillimin e vetëdijes për përparësitë e pranisë në Bursë dhe do të paraqet potencial për aktivizimin dhe zhvillimin e tregut të kapitalit, veçanërisht në kushte të zvogëlimit shumëvjeçar të tregtimit në Bursën e Maqedonisë. 

Njëra prej dobësive në pjesën e mbrojtjes së aksionarëve minoritarë, është mundësia për keqpërdorime nga ana e aksionarëve shumicë, në rast kur shoqëria aksionare lidh transaksione me palën e interesuar. Keqpërdorim më i shpeshtë gjatë lidhjes së transaksioneve të tilla është manipulimi me çmimin sipas të cilit është lidhur transaksioni, i cili shpeshherë është i nënvlerësuar, përkatësisht nën vlerën e tij të tregut. 

Për atë qëllim nevojitet kontroll në transaksionet e tilla nga ana e personit të pavarur (revizor i autorizuar) jashtë shoqërive aksionare, i cili do të ketë autorizim për të kryer kontrollor të transaksioneve të tilla. 

Në funksion të tejkalimit të keqpërdorimeve të mundshme dhe përforcimit të mbrojtjes së aksionarëve minoritarë nga transaksionet e padrejta, përcaktohen edhe kushtet të cilat duhet t'i plotësojë revizori që të mund të kualifikohet për dhënien e mendimit në procedurën për lejimin e marrëveshjes me palën e interesuar te shoqëria aksionare letrat me vlerë të së cilës kuotojnë në bursë të autorizuar. 

Me ndryshimin e Ligjit, shfuqizohet detyrimi i Depozitarit qendror për letra me vlerë për dorëzim të përvitshëm falas të dëftesës për gjendjen e llogarisë të poseduesve të letrave me vlerë. 

Ky ndryshim propozohet me qëllim zvogëlimin e shpenzimeve të mëdha që i paguan Depozitari (në veçanti taksa postare) për dorëzimin e dëftesave te pronarët e letrave me vlerë që nuk kanë kurrfarë ndryshimi gjatë vitit. 

Megjithatë, në interes të pronarëve të letrave me vlerë, me ndryshimin e Ligjit parashihet detyrim për Depozitarin për dorëzim falas të dëftesave për gjendjen e letrave me vlerë gjatë regjistrimit të letrave me vlerë dhe gjatë çdo ndryshimi të pronësisë. 

Komisioni njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letra me vlerë është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click