Aktivitetet



E mërkurë, 20 qershor 2012

MBLEDHJA E GJASHTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 16-të, të mbajtur më 18 qershor 2012, në lexim të parë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm.

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Safet Neziri.

Për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor, z. Neziri i paraqiti zgjidhjet normative të cilat kanë për qëllim modernizimin e veprimtarisë edukativo-arsimore në shkollat fillore. 

Me ligjin e propozuar definohet: mbajtja e bazës së të dhënave, përkatësisht të dhënat personale të cilat për të punësuarit, prindërit e tyre do të regjistrohen dhe përpunohen; realizimi i të drejtës së transportit falas; mënyra e realizimit të kontrollit ekstern të njohurive të nxënësve rezultatet e të cilave do të jenë bazë për përparim karrierist në tituj më të lartë të mësuesve, si dhe lartësinë e rrogave të tyre. 

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, i paraqiti zgjidhjet normative me të cilat definohen: 

mbajtja e bazës së të dhënave, përkatësisht të dhënat personale të cilat për të punësuarit, prindërit e tyre do të regjistrohen dhe përpunohen; realizimi i të drejtës së transportit falas; rregullimi plotësues i mënyrës së arritjes së statusit të nxënësit me korrespodencë si mundësi për arritjen e arsimit të mesëm të detyrueshëm; mënyra e realizimit të kontrollit ekstern të njohurive të nxënësve rezultatet e të cilave do të jenë bazë për përparim karrierist në tituj më të lartë të mësuesve, si dhe lartësinë e rrogave të tyre.

Në diskutimin për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: z. Nikollçe Acevski, z.  Mitre Veljanoski, z. Dimitar Stevananxhija, z. Dime Maxhovski dhe Aleksandar Spasenovski.

Komisioni në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me tetë vota "për" dhe tre vota "të përmbajtur" konstatoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.


 

Click