Aktivitetet



E enjte, 17 maj 2012

MBLEDHJA E GJASHTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Komisioni për politikë të jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 16-të më 14 maj 2012, në lexim të dytë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për legalizimin e dokumenteve publike në qarkullimin ndërkombëtar

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm zëvendësministri i Punës së Jashtme, z. Zoran Popov.

Për propozim-ligjin, nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar.

Në bazë të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi ta përcjell Propozim-ligjin për legalizimin e dokumenteve publike në qarkullimin ndërkombëtar në procedurë të mëtejmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click