Aktivitetet



E martë, 22 maj 2012

MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 14-të, të mbajtur dje, si trup punues amë shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e të rriturve (leximi i dytë);  
  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për sport, me procedurë të shkurtuar (të parashtruar nga deputetët Ilija Dimovski dhe Talat Xhaferi).

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji për arsimin e të rriturve nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të propozuesve të Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për sport ishte i pranishëm deputeti Talat Xhaferi.

Në diskutimin morën pjesë deputetët: z. Mitre Veljanoski dhe z. Dimitar Stevananxhija. 

Në fund të debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtejmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
 

 

Click