Aktivitetet



E mërkurë, 20 qershor 2012

MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e Katërmbëdhjetë, të mbajtur më 19 qershor 2012, si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonomi të ujërave;
  • Propozim-ligjin për identifikim dhe regjistrim të kafshëve;
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë.

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm: z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Dejan Runtevski, drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, të cilët e theksuan nevojën për miratim të ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Në diskutim për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: z-nj. Lençe Nikollovska, z. Pançe Orcev, z. Vasko Pashovski, z. Borçe Stavrov dhe z. Rexhail Ismaili.

Në fund të diskutimit, Komisioni me 6 vota "për" dhe 3 vota "kundër" për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonomi të ujërave dhe unanimisht për Propozim-ligjin për identifikim dhe regjistrim të kafshëve dhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe veterinari, e miratoi këtë Konkluzion:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i shqyrtoi Propozim-ligjet nga pikëpamja e nevojës për miratim të ligjeve, parimet mbi të cilat duhet të bazohet ligji, marrëdhënia themelore që rregullohen me ligj dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe vlerësoi se Propozim-ligjet pranohen dhe duhet të jepen në lexim të mëtejshëm.
     
Click