Aktivitetet



E mërkurë, 17 tetor 2012

MBLEDHJA E KATËRMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në vazhdimin e parë, dytë, tretë dhe katërtë të Mbledhjes së 14-të, të mbajtur më 8, 10, 15 dhe 16 tetor 2012, si trup punues amë, në lexim të dytë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për zona zhvillimore turistike.

Për Propozim-ligjin u shqyrtuan gjithsej 33 amendamente të parashtruara nga propozues të autorizuar, prej të cilave Komisioni miratoi 2 amendamente, 19 amendamente nuk u miratuan, ndërsa 12 amendamente u tërhoqën. 

Në bazë të nenit 149, paragrafi (2) i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike parashtroi dhe miratoi gjithsej 6 amendamente.

Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konkludoi që Propozim-ligji për zona zhvillimore turistike të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click