Aktivitetet



E mërkurë, 31 tetor 2012

MBLEDHJA E KATËRT E KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARËVE

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirie dhe të Drejtave të Qytetarëve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e katërt, të mbajtur më 24 tetor 2012, e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, në pjesën 2.2. Të drejtat e njeriut dhe mbrojta e minoriteteve.

Mbledhjen e hapi dhe me të kryesoi, z.Orhan Ibraimi, zëvendëskryetari i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve.

Në mbledhjen ishin të pranishëm: znj.Elena Grozdanova dhe znj.Mabere Kamberi, përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale; znj.Sanja Barllakovska dhe z.Voisllav Stojanovski, përfaqësues të Komitetit të Helsinkit; znj.Vioeleta Jankovska, sekretar shtetëror nga Ministria e Punëve të Brendshme; znj.Forut Fojuzat dhe z.Ilija Talev, përfaqësues të UNICEF-it dhe znj.Aneta Stançevska, ndihmëse e ministrit për Sektorin e kontrollit të brendshëm dhe standardet profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

Në diskutimin e gjerë për Raportin në pjesën 2.2. Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve për vitin 2012, morën pjesë: zëvendëskryetari i Komisionit, z. Orhan Ibraimi, deputetët: znj.Suzana Saliu, znj.Liljana Kuzmanovska, z.Jordan Paçkov dhe znj.Vesna Bendevska; znj.Elena Grozdanova nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale; z.Voisllav Stojanovski nga Komiteti i Hellsinkit dhe znj.Aneta Stançevska nga Ministria e Punëve të Brendshme. 

Pas përfundimit të diskutimit, u propozuan dhe njëzëri u miratuan Konkluzionet në vijim:

  1. Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Qytetareve konsideron se vlerësimet dhe vërejtjet të përfshirë në Raportin në pjesën 2.2. Te drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve janë pasqyrë e arritjeve reale ne Republikën e Maqedonisë.
  2. Komisioni i propozon Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të miratojë konkluzion me të cilin do t'i ngarkojë institucionet kompetente që me gjithë kapacitetin e tyre të angazhohen rreth tejkalimit të vërejtjeve të shënuara lidhur me respektimin e te drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve;                 
  3. Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Qytetarëve e pranon rekomandimin e përsëritur të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian si nxitje për vazhdimin e reformave në Republikën e Maqedonisë.                                                                  
Click