Aktivitetet

E martë, 12 qershor 2012

MBLEDHJA E NËNTË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime sot e mbajti Mbledhjen e nëntë në të cilën u shqyrtua Programi ekonomik paraaderues për periudhën e vitit 2012-2014. Programi ekonomik paraaderues 2012-2014 (PEP 2012-2014) u prezantua nga ana e përfaqësueses së Ministrisë së Financave, znj.Anita Popovska, koordinatore për PEP 2012-2014. Në arsyetimin hyrës, u theksua se përgatitja e programit është obligim të cilin Republika e Maqedonisë e ka ndërmarrë nga vitit 2005, kur iu nda statusi i vendit-kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Programi ekonomik paraaderues është përgatitje e vendeve-kandidate për koordinimin e mëtutjeshëm të politikës ekonomike, ndërsa njëkohësisht është edhe paraprijës i programit për konvergjencën të cilat vendet-anëtare i përgatisin në kuadër të Paktit për stabilitet. 

Znj. Popovska potencoi se qëllimi kryesor i PEP 2012-2014 është të vendoset theksi mbi përmbushjen e kritereve ekonomike për anëtarësim në BE, por njëkohësisht edhe ta zhvillojë kapacitetin analitik të administratës. 

Znj.Popovska theksoi se, kur do të përgatitet Programi ekonomik paraaderues, është mirë që Këshilli Nacional për Eurointegrime të merr pjesë në fazën para miratimit të tij, me qëllim që propozimet, vërejtjet dhe komentet për draft-versionin të kenë rëndësi më të madhe dhe pozitivisht të ndikojnë në përmirësimin e tekstit final të programit.

Në debatin e mbledhjes morën pjesë: znj. Radmilla Sheqerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime; z. Antonio Milloshoski, anëtar i Këshillit dhe Komisionit për Politikë të Jashtme; z.Kenan Hasipi, anëtar i Këshillit dhe bashkëkryesues i Parlamentit të Përzier Parlamentar RM-BE; z.Tito Petkovski, anëtar i Këshillit dhe znj.Tanja Hafner Ademi, përfaqësuese e Platformës civile të Maqedonisë. 

Në mbledhjen e njëjtë, Këshilli Nacional për Eurointegrime me konsensus miratoi konkluzione nga debati publik për Propozim-strategjinë për bashkëpunimin e Qeverisë me sektorin civil viti 2012-2017, të mbajtur më 27 shkurt 2012, si dhe konkluzionet nga debati publik për tekstin punues të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedisin jetësor, të mbajtur më 13 mars 2012. 

Këshilli Nacional për Eurointegrime e miratoi edhe Raportin për punën e Këshillit për periudhën nga 1 shtator 2011 deri 31 dhjetor 2011. 

Click