Aktivitetet



E enjte, 15 mars 2012

MBLEDHJA E NËNTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 9-të të sotme, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kualitetin e prodhimeve bujqësore.

Në mbledhjen, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i cili e theksoi nevojën për miratim të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligj.

Në diskutim për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z. Pavle Orcev dhe z. Borçe Stavrov, si dhe z. Risto Vellkov, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Bujqve.

Në fund, Komisioni unanimisht e miratoi këtë Konkluzion:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kualitetin e prodhimeve bujqësore - leximi I, nga pikëpamja e nevojës për miratim të ligjit, parimet mbi të cilat bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligj dhe mënyra se si propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji pranohet dhe duhet të jepet në lexim të mëtejshëm.
     
     
     
Click